Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: CEZ-i do te nise importin

Enti Rregullator i Energjisë deklaron se CEZ ka nisur procedurat për te kryer importin qe e detyron ligji. Ky fakt do te thotë se kompania do te blejë ne tregun ndërkombëtar energjinë qe i duhet, ndërsa korporata do te ruaje rezervat hidrike ne hidrocentrale, me qellim garantimin e dritave për popullatën. Kryetari i Entit Rregullator, Sokol Ramadani, thotë se vështirësia e pagesave nga ana e CEZ kundrejt KESH vjen si pasoje e gjendjes ne te cilën ceket e lanë kompaninë pas largimit. Për sa i përket detyrimeve te prapambetura qe tre kompanitë i kane njëra-tjetrës, shlyerja e tyre ka mbetur pezull. Një kompani ndërkombëtare qe do te shpalle fituese Ministria e Ekonomise do te nise auditin ne sistemin energjetik për te përcaktuar detyrimet mes Korporatës Elektroenergjitike, Sistemit te Shpërndarjes dhe Operatorit te Transmetimit. Zinxhiri i borxheve ne sistemin energjetik ka bere qe ky sistem te përfshihet ne kolapas financiar, duke kërcënuar buxhetin e shtetit për subvencionim te korporatës ne rast te një thatësire te mundshme ne te ardhmen.

TV Vizion Plus, 15.07.2013