Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimet konfirmojne detyrimet e kompanise “ARMO“

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve pergenjeshtroi dje lajmin e transmetuar gjate dites se djeshme 11 Korrik 2013 ne televizionin Top-Channel ne lidhje Kompanine “Armo” dhe informon publikun dhe mediat per procedurat e zbatuara ne kete rast:

Drejtoria e hetimit tatimor ne DPT ne zbatim te detyrave te saj funksionale ka monitoruar aktivitetin e shoqerise duke verifikuar dokumentacionin e levizjes se mallit.

Ne lidhje me incidentin, mjetet qe dolen nga ambientet e shoqerise u tentuan te kontrolloheshin per dokumentacionin qe I shoqeronte. Punonjesit e hetimit, ne krye te detyres, kane kerkuar dokumentacionin e mjeteve, veprim i cili ka irrituar drejtuesit dhe punonjesit ( te thirrur prej tyre) te cilet kane dale duke rrethuar mjetet dhe nje prej tyre e kane spostuar forcerisht duke penguar ne kete menyre ushtrimin e detyrave funksionale.
Ne keto rrethana eshte kerkuar ndihma e Policise se shtetit duke bere kallezim penal per pengim te ushtrimit te detyres per punonjesit ne detyre.

Mbi bazen e situates financiare subjekti “Armo” rezulton me detyrime tatimore te papaguara (kontribute te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, tatimin mbi te ardhurat nga punesimi, taksa nacionale dhe akzcize te prapambetur).
Kompania “Armo” ka vetedeklaruar, duke i mbajtur punonjesve te saj kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore si dhe tatimin mbi te ardhurat nga punesimi, po nuk ka i derdhur keto detyrime ne buxhetin e shtetit.

Ne baze te Ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore” jane zbatuar te gjitha procedurat e parashikuara ne kete ligj, neni 69 “E drejta për të nxjerrë njoftimin e vlerësimit tatimor”, neni neni 89 “ Njoftimi dhe kerkesa per te paguar”, neni 90 Urdherbllokimi i llogarive bankare” si dhe eshte ne procedure neni 91 “Masa e sigurimit te detyrimit tatimor”.

Kompanise “Armo” i eshte ofruar edhe mundesia e marreveshjes se pageses me keste, e cila nuk eshte pranuar nga ky subjekt.

Ne baze te Akt-Marreveshjes se perbashket midis Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave nr.2248 date 17.06.2002 “Mbi informimin reciprok per pezullimin e operatoreve ekonomike deri ne permbushjen e plote te detyrimeve”, ne date 11.07.2013 i eshte kerkuar Drejtorise se Pergjithshme te Doganave pezullimi i aktivitetit ekonomik te kompanise ARMO sh.a. deri ne shlyerjen e plote te detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore eshte e vendosur, ne baze te ligjit, te zbatoje te gjitha procedurat e mbledhjes me force te detyrimeve tatimore te papaguara, si ndaj subjektit ne fjale ,ashtu edhe ndaj subjekteve te tjera me detyrime te papaguara.

energjia.al, 13.07.2013