Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Centralet me erë, marrin licencat, mbeten në letër

Stopohen investimet për prodhimin e energjisë me erë. 
Gjashtë kompani të licencuara nuk përmbushin investimet, kërkojnë shtyrje të afatit të licenses. 
-Gjashtë kompani të licencuara nga qeveria në vitet 2007- 2008 kanë kërkuar shtyrje të afatit të licencës për ndërtim, instalim, shfrytëzimin dhe prodhimin e energjisë elektrike. Kërkesat janë dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, i cili në mbledhjen e djeshme ka caktuar grupet e punës për shqyrtimin e kërkesave. Katër prej kompanive që i janë drejtuar ERE-s për zgjatje të afateve janë të linçensuara për të prodhuar energji me erë. Ndërkohë që kjo është e disata herë që kompanitë e prodhimit të energjisë i drejtohen entit për shtyrje afatesh, pasi nuk kanë përmbyllur investimet. Konsensionarët Burime zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë bëjnë të ditur se shoqëria “E Vento s.r.l Albania” shpk, shoqërisë “ERS-08 ” shpk, “Hera” shpk dhe shoqëria “ALB WIND ENERGY” shpk kanë paraqitur kërkesën për shtyrjen e afateve të licensës “Për ndërtim, instalim, shfrytëzimin dhe prodhimin e energjisë elektrike nga centrale me erë. Ndërkohë dy kompani të tjera “Biopower Green Energy ” shpk dhe “Albanian Green Energy” shpk kanë paraqitur kërkesë për shtyrjen e afateve të licencës. Të gjithë koncesionarët që ndërtojnë HEC-e përdorin tokat e shtetit vetëm për 1 euro/m2 gjatë gjithë periudhës kontraktore. Sipas Ministrisë së Ekonomisë janë investuar përafërsisht 750 milionë euro kapital nga HEC-et private në vend. Deri tani qeveria shqiptare ka firmosur për ndërtimin e 360 hidrocentraleve, por në pjesën më të madhe të tyre puna s’ka nisur ende. Rezervat natyrore Gjatë 5 muajve të parë të vitit Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka dhënë 648 leje për shfrytëzim minerar në të gjithë vendin. Burime nga ky institucion, bëjnë të ditur se, gjatë vitit të kaluar në këtë sektor janë investuar diçka më shumë se 50 milionë dollarë, të përqendruara kryesisht në nxjerrjen dhe shfrytëzimin e kromit dhe hekur-nikelit. Aktualisht, rezervat kombëtare në krom arrijnë në 35 milionë ton, ndërsa në hekur-nikel arrijnë në 230 milionë ton. Burimi minerar që shënon rezervën më të madhe në vend janë gurët gëlqerorë, duke arritur në rreth 500 milionë metër kub rezerva gjeologjike. Pasuri natyrore të mëdha vendi ka dhe në gurët dekorativë, rezervat e të cilëve arrijnë në disa qindra milionë metër kub. Investimet gjatë vitit të kaluar në këtë sektor tejkaluan me rreth 10 milionë dollarë pritshmëritë e qeverisë.

Prodhimi i energjisë

Prodhimi i përgjithshëm i energjisë nga hidrocentralet private vitin e kaluar u dyfishua në krahasim me një vit më parë, duke zënë 7 për qind të prodhimit total. Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë përcakton se prodhimi vjetor 2012 nga HEC-et private me fuqi të instaluar deri në 15 megavat arriti në 299.9 milionë kilovatorë, nga 136.8 milionë në vitin 2011, me një rritje prej gati 120%. Sipas ERE-s, në prodhim janë 68 hidrocentrale nga 40 shoqëri private dhe koncensionare, me një total fuqi të instaluar 195.8 megavat. Prej tyre rreth 120 megavat fuqi e kanë 16 HEC-et që nisën vjet prodhimin e energjisë. Kompania kryesore që prodhoi më shumë energji është ”Balkan Green Energy” me 25 HEC-et e veta. Prodhimi i tyre vjet arriti në 48 milionë kilovatorë energji në 25 hidrocentrale lokale. Prodhuesi i dytë më e madh është HEC-i Tervolit në Elbasan, me prodhim prej 35 milionë kilovatorësh.

Gazeta Shekulli, 29.06.2013