Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: CEZ kerkon avokat per Arbitrazhin 108 milion euro!

Kompania ne Administrim te Perkohshem, CEZ Shperndarje njoftoi dy dite perpara zgjedhjeve se kërkon një avokat për procesin e arbitrazhit ndërkombëtar me Shoqërinë “Debt International Advisory” sh.p.k, (DIA), në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Vjenë, Austri.

CEZ bën me dije se Arbitrazhi Ndërkombëtar kërkon përvojë të vecantë, dhe për këtë arsye Shoqëria CEZ Shpërndarje Sh.a., me aprovimin e Entit Rregullator të Energjisë, ka vendosur të kontrakojë një studio ligjore për të përfaqësuar Shoqërinë për cështjen me “Debt International Advisory” sh.p.k kundër CEZ Shpërndraje sh.a.

Domosdoshmëria për të kontraktuar një konsulent të jashtëm, paraqitet për arsye se:

1. Kjo cështje është me rëndësi të vecantë për interesat e Shoqërisë CEZ Shpërndarje e të shtetit shqiptar, për shkak se Shoqëria Sh.a tashmë ka kaluar në administrim të përkohshëm të Shtetit.

2. Kjo cështje ka një natyrë të vecantë dhe kërkon njohuri juridike të specializuara në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar, cështje tregtare.

3. Kjo cështje ka një vlerë të konsiderueshme të pretenduar në masën 108,483,739 Euro.

Per me shume detaje rreth kesaj ftese per oferte, klikoni ketu.

energjia.al e kishte njoftuar që në 25 shkurt këtë fakt, i cili i shtohet Arbitrazhit tjetër prej rreth 200 milion euro të iniciuar nga CEZ Group në Ceki.

energjia.al, 24.06.2013