Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlerësohen lartë marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Turqi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit ekonomike dhe bashkëpunimin e mëtejmë bilateral.

Ministri Ismajli me këtë rast ka falënderuar diplomaten turke për ndihmën që ky vend i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, ndërsa ka vlerësuar prezencën e investitorëve turq në Kosovë gjë që ka ndikuar direkt në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Kreu i MZHE-së ka njoftuar Ambasadoren Ozan me orientimet e MZHE-së për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, projektet që janë në zhvillim e sipër dhe ka shtuar se investimet e huaja janë të një rëndësie të veçantë për rritjen ekonomike.

Nga ana e saj, Ambasadorja Songul Ozan ka përgëzuar Ministrin Ismajli për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e vendit të saj që të avancojë edhe më tej bashkëpunimin me Kosovën e veçanërisht në fushat që mbulohen nga MZHE.

Me këtë rast, Ambasadorja Ozan ka sjell edhe ftesën zyrtare për pjesëmarrjen e Ministrit Ismajli në Panairin që do mbahet në shtator të këtij viti në Bursa si dhe ftesën për Forumin Ekonomik që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Turqi.

energjia.al, 21.06.2013