Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qendra Eden përmbyll fushatën “Zgjedhjet qendrore 2013…Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Ditën e enjte datë 20 qershor 2013 qendra mjedisore EDEN organizoi konferencën përmbyllëse të fyshatës “Zgjedhjet qendrore 2013…Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”. Fushata me një kohëzgjatje mars – qershor 2013, pati si qëllim organizimin e një fushata jo politike, jo partiake në 4 qytete të Shqipërisë (Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.

Në këtë takim përmbyllës ishin të pranishëm organizatat partnere që ndihmuan dhe ishin bashkëpunëtorë të ngushtë në realizimin e projektit; Klubi Ekologjik Elbasan (KEE), Qendra e informacioit Aarhus Shkodër, Organizata” Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përeth Titan-Burizan”, Organizata “Mbrojtja e Mjedisit Natyror” Berat; figura publike, përfaqësues të organizatave mjedisore, studentë dhe publiku i interesuar.

Organizatat partnere të projektit ndanë me të pranishmit përvojën e tyre për zbatimin e një fushate të këtij lloji në qytetet e tyre, vështirësitë e hasura dhe shkëmbimet pozitive të ideve me bashkëqytetarët. E rëndësishme ishte dhe pjesa e dëgjimit të ideve nga qytetarët dhe nga figura të njohura publike

“Duke qenë pjesë e komunitetit ku jetojmë të kemi një fokus, ruajtjen, mirëmbajtjen Mjedisit tonë. Kemi shumë për të bërë, kjo i përket të tashmes, por edhe të ardhmes”- shprehet Z. Astrit Hafizi, specialist, trajnier futbolli.

Për ti ardhur më pranë qytetarëve dhe për të ndarë me ta eksperiencën e kësaj fushate u shfaq një film dokumentar i cili ishte një përmbledhje e punës 4 mujore. Si rrjedhim i fushatës është hartuar dhe një raport në formën e një ftesë e hapur për kandidatët për deputetë që t’i japin një vlerë më të madhe mjedisit natyror në Shqipëri. Ky raport përshkruan çdo problematikë mjedisore të para më nga afër në katër qytetet e përzgjedhura dhe sugjeron propozime të cilat mund të meren parasysh për të përmirësuar gjendjen mjedisore.

Në fund takimi u përmbyll me diskutime të qytetarëve dhe ambjentalistëve ku në thelb të çdo fjalim qëndronte kërkesa për një përfshirje më të madhe të mjedisit në programet politike, një ndërgjegjësim më i madh i qytetarëve dhe një përfshirje më e madhe e palëve të interesuara.

“Zgjedhjet qendrore 2013…Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” është mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci/Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADC).

energjia.al, 21.06.2013