Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kanada e interesuar në sektorin e minierave

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Kroaci znj.Louise LaRocque më të cilën diskutoi për mundësitë e investimeve në Kosovë me theks të veçantë në sektorin e minierave.

Ministrja Kusari – Lila e informoj ambasadoren LaRocque për ambientin e të bërit biznes dhe marrëveshjet për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Kosovës me vende tjera. “Marrëveshje për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve do të shërbente si siguri më e fuqishme për bizneset nga Kanada të vijnë dhe të investojnë në Kosovë” – theksoi ajo.

Më tutje, ministrja Kusari – Lila kërkoj mbajtjen e një forumi ekonomik në Kosovë, me biznese nga Kanadaja, ku bizneset kanadeze do të njoftoheshin për së afërmi me të gjitha mundësitë që ofron Kosova.

Shtesë kësaj, nisur nga fakti se Kanada është e njohur për ekspertizën në sektorin e minierave, zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tha se do të ishte e nevojshme ndarja e eksperiencës në këtë fushë qoftë në fomë të trajnimeve apo konferencave.

Në fund, ministrja tha se Marrëveshja e heqjes së tatimit të dyfishtë do të ishte e nevojshme për bizneset nga të dyja vendet, për shkak se të gjitha mallërat që qarkullojnë nga Kosova në Kanada dhe anasjelltas do të tatoheshin vetëm një herë.

Ndërsa, në anën e saj, ambasadorja e Kanadës në Kroaci znj.Louise LaRocque, tha se Kanadaja vazhdon të mbështesë Kosovën dhe se menjëherë do të shqyrtoj mundësitë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të përmendura nga ministrja.

Ambasadorja LaRocque, përmendi konferencën vjetore të minierave që mbahet në Kanada si opcion ku përfaqësues nga Kosova do të mund të përfiton shumëcka në aspektin profesional, ndërsa konsideroj Kosovën si vend me potencial në këtë sektor dhe se ka hapësirë për bashkëpunim.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 20.06.2013