Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bilfinger Power Systems i interesuar të investojë në TC e Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë ka pritur sot një delegacion të Kompanisë Bilfinger Poëer Systems nga Gjermania, e cila merret me ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve dhe infrastrukturën energjetike, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Ministri Ismajli me këtë rast ka njoftuar përfaqësuesit e Bilfinger Power Systems me projektet energjetike dhe mundësitë e investimeve dhe ka shtuar se investitorët nga Gjermania janë të mirëpritur duke ditur përvojën e tyre në këtë fushë.

Nga ana e tyre drejtuesit e Kompanisë Bilfinger Power Systems kanë prezantuar projektet e tyre konkrete për mundësinë e rivitalizimit të blloqeve të Termocentralit “Kosova A”, për t’i përshtatur ato me nevojat e vendit për energji dhe standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

Ndryshe, Bilfinger Power Systems është një nëngrup i inxhinierisë dhe shërbimeve që zhvillon, ndërton, operon dhe mirëmban termocentralet dhe infrastrukturën, merret me industrinë dhe sektorin e energjisë. Kompani të shumta gjermane dhe ndërkombëtare veprojë nën ombrellën Power Systems.

energjia.al, 20.06.2013