Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

LSI nënshkruan kontratën e gjelbër me shoqatat ambientaliste

Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi kontratën e gjelbër me zyrën qytetare për mbrojtjen e mjedisit, në shenjë të angazhimit të saj për trajtimin me prioritet të çështjeve mjedisore. 
Sipas kreut të LSI-së, Ilir Meta partia e drejtuar prej tij është avokate e mbrojtjes së mjedisit.
“Do të mbetet avokate e përhershme e mbrojtjes mjedisore, pasi nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm pa realizuar një ambient miqësor me mjedisin ku jetojmë. Në këtë kontratë, tha ai, janë përfshirë 40 çështje me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, vlerësoi Meta.
Për kreun e LSI-së, kontrata e nënshkruar me të gjitha shoqatat ambientaliste është shenjë e vullnetit politik dhe e angazhimit qytetar për t’i trajtuar çështjet mjedisore me prioritet të veçantë, pasi dhe sfidat ekonomike që kemi përpara janë shumë lidhura me këtë çështje, duke përfshirë dhe çështjen e shëndetit dhe të punësimit.
“Besojmë në një zhvillim ekonomik të vendit, por në harmoni me parametrat europian për mjedisin”, deklaroi Meta.

TV ABC News, 19.06.2013