Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent, në nivelin më të lartë 10-javor

Nafta Brent e Londrës po qendron në nivelin më të lartë në 10 javët e fundit dhe po tregtohet pranë 105 dollarëve për fuçi. Investitorët tashmë janë në pritje të vendimit të Rezervës Federale q publikohet të Mërkurën në mbrëmje. Gjatë kësaj periudhe Banka Qendrore Amerikane ka qënë nën presion për të vazhduar programin e saj të blerjes së bonove.
Në sesionin aziatik nafta Brent e Londrës u tregtua pranë 105.5 dollarë për fuçi, në rritje me 5 cent, niveli më i lartë që nga 4 Prilli. Ndërsa nafta Bruto amerikane 4 cent në 97.8 dollarë për fuçi. Investitorët në tregun e naftës, po ndjekin me një interes ë veçantë edhe luftën në Siri, ndërsa liderët botërore rritën presionin mbi Presidentin Rus, Vladimir Putin, për të mos mbështetur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Scan Tv, 18.06.2013