Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kamatat e 2012, CEZ shpik një mënyrë të re për të zhvatur qytetarët para zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, kompania CEZ Shpërndarje ka gjetur një mënyrë origjinale për të zhvatur shqiptarët. Pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë komunikim me konsumatorët, kompania ka nxjerrë nga statusi “e paguar” të gjitha llogaritë e klientëve që kanë kamata të pa likujduara.
Cfarë ka ndodhur, shembull:
Qytetari x ka paguar me vonesë faturën e muajit shjetor 2012. Ndonëse e ka paguar me vonesë në bankë, deri pak kohë më parë muaji dhjetor 2012 rezultonte i paguar dhe krahas ishte shënuar kamata e mbajtur për kohën e vonesës në likujdim. Muaji dhjetor rezultonte pra i paguar dhe krahas kishte kamatën e mbajtur deri në ditën e kryerjes së pagesës.
Së fundi, konkretisht në qershor 2012, cdo qytetar që ka pasur këtë problem në vitet e kaluara, mund të shikojë në aoplikimin online të CEZ se muaji dhjetor sipas shembullit apo cdo muaj tjetër i paguar me vonesë, nuk rezultojnë më me statusin “e paguar”. Shenja e paguar është hequr dhe edhe pse keni paguar për atë muaj shumën që ju ka ardhur në faturë, statusi i muajit është i pa paguar për shkak se nuk keni paguar kamatën.
Kjo është kokëcarja më e vogël, pasi me rregullore për cdo ditë të pa paguar kamata më vete rritet me 1 për qind të shumës së detyrimit. Thënë ndryshe edhe pse keni paguar një muaj me vonesë në 2012, ai muaj tani ju rezulton i pa paguar dhe shuma e kamatës që nuk keni shlyer për arësye të ndryshme tani vazhdon të xhirojë duke marrë para.
Këto të gjitha shkojnë në arkën e Cez Shpërndarje i cili minimum duhej të lajmëronte konsumatorët për këtë skemë të re që duket se qëllimin e vetëm ka vjedhjen. Pavarësisht se në sistemin e vet, CEZ nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyje në llogaritë e klientëve dhe ti ndryshojë ato pa lajmërimin e qytetarit.
Sipas konceptit ligjor, kamata është një sanskion që mbahet për një pagesë të vonuar. Ligjërisht kamata mbahet për kohën gjatë të cilës pagesa nuk është bërë. Është e paligjshme që kamata të vazhdojë të rritet pasi është kryer pagesa për të cilën ka ekzistuar kamata. Qytetarët mund ti drejtohen gjykatave për këtë padrejtësi dukshëm në shkelje të ligjit.

E fundit por jo më pak e rëndësishme. Duke qenë se pagesat e faturave të CEZ mund të bëhen në banka, ka shumë të tilla që nuk njohin kamatat. Pra banka pranon likujdimin e faturës dhe thotë që kamatat duhet ti paguani pranë CEZ.
Për arsye të radhëve të gjata që ekzistojnë zakonisht në zyrat e CEZ shume qytetarëve u grumbullohen kamata në shuma të vogla por që me skemën e rë të vjedhjes së CEZ rrezikojnë të dëmtojnë gjendjen e tyre ekonomike.

lajmifundit.al, 18.06.2013