Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Franca zbulon masat per te ulur perdorimin e energjise

Te gjitha ndertesat jo te banueshme do te duhet te fikin dritat e tyre nje ore pasi punetori i fundit te largohet apo ne oren 01:00 cdo mengjes. Dritat mund te ndizen perseri ne oren 07:00 apo ne kohen para se te hapen. Ne menyre te ngjashme, dritat mbi fasadat e ndertesave do te duhet te fiken po ashtu.
Ne nje vend te famshem per terheqjen e saj te madhe turistike, kryeqyteti i te cilit eshte i njohur si La Ville Lumière – qyteti i dritave – 41 zona dhe qytete nuk do te perfshihen nga kjo mase. Ne Paris, shume vende perfshire Rue de Rivoli, Place des Vosges dhe Avenue des Champs Elysées nuk do te jene te preken nga keto masa.
Kulla e famshme Eiffel tashme i fik dritat cdo nate pas ores 02:00.
250.000 ton dioksid karboni ne vit nuk do te emetohen ne saje te kesaj mase te thjeshte e cila do te shpetoje ekuivalentin e konsumit te energjise elektrike te 750.000 familjeve franceze.
Shuma relativisht e ulet e emetimit te shmangur te dioksidit te karbonit mund te shpjegohet me faktin se energjia elektrike franceze perbehet nga 85 perqind me pak karbon: 75 perqind energji berthamore dhe me shume se dhjete perqind energji e rinovueshme (kryesisht nga uji).
Kjo do te kursejne deri ne 2 teravat-ore sipas llogaritjeve te ADEME (Agjencia e Mjedisit dhe Menaxhimit te Energjise franceze).
Sic Ministri i Mjedisi, Delphine Batho, beri te ditur per New York Times, kjo eshte gjithashtu nje ceshtje e shendetit publik duke qene se “ndricimi artificial mund te demtoje modelet gjumit (…) dhe te shkaktoje gjithashtu crregullime te konsiderueshme mbi ekosistemet duke ndryshuar komunikimin midis specieve, migrimet, ciklet e riprodhimit, apo edhe marredheniet gjah-predator”.
Ndersa ky kursim energjie perfaqeson vetem 0.4 perqind te totalit te energjise elektrike te konsumuar ne France, ky eshte vetem nje hap i pare i domosdoshem. Le te shpresojme shume me teper do te ndodhe se shpejti. Per te perfunduar, kjo gje duhet te perhapet ne mbare boten, si hapa te thjeshte qe mund te kene pasoja te medha.
Nje studim i meparshem ka treguar se fikja e te gjithe kompjuterave ne fund te diteve te punes ne vetem tre vende – Gjermani, Mbreteri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – mund te kurseje nje shume prej 4.4 miliarde dollare ne vit.

Environmental News Network – Mjedisi Sot, 12.06.2013