Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studimi- Karburantet/“Provat” pse nuk ulen çmimet

Në vitin 2011, xhiroja vjetore e tregut vlerësohet tek 1 mld USD, nga e cila rreth 45% në formë TVSH, akcize, taksash e detyrime të tjera tarifore të aktivitetit, llogaritet të shkojnë në favor të buxhetit. ..

Mbi 410 mijë mjete të transportit rrugor furnizohen aktualisht në Stacionet e pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve automotivë Diesel e Benzinë 10 ppm, GLN. Ky sektor po dominon të ardhurat në financat publike, siç ka rritur jo pak të dalat në buxhetet familjare. Në vitin 2011, xhiroja vjetore e tregut vlerësohet tek 1 mld USD, nga e cila rreth 45% në formë TVSH, akcize, taksash e detyrime të tjera tarifore të aktivitetit, llogaritet të shkojnë në favor të buxhetit.

Recesioni në Europë midis efekteve të tjera gjeneroi dobësimin e kërkesës për produkte energjetike në tërësi; për pasojë, siç shihet në grafik, ndikoi direkt në ecurinë ciklike dyvjeçare të çmimit të Naftës Bruto: rënie e lehtë por mjaft evidente.

monitor 580.indd

Në 24 muaj, Nafta Brent ka rënë 27.57 USD/fuçi dhe vazhdon të jetë në ulje ose ngritje të lehtë tek 100 USD/fuçi, për arsye të kërkesës së ulët, problemeve të brendshme në BE, të Eurozonës, etj.

Por ecuria e Naftës Bruto vlerëson trendin; ajo konsiderohet indikator në lidhjen e kontratave afatgjata të kompanive nxjerrëse me ato përpunuese, pra rafineritë. Referimi korrekt ndaj tregjeve ndërkombëtare për të vlerësuar ecurinë e çmimeve të produkteve të rafinuara është kuotimi i tyre i përditshëm sipas buletineve informative të agjencisë së specializuar Platts (me qendër në Londër, pjesë e grupit Mc Graw Hill).

Në grafikët e mëposhtëm, jepet ecuria e çmimeve CIF e FOB të Benzinës 95 RON e Diesel 10 ppm për të njëjtën periudhë kohe dyvjeçare.

Siç shihet, sipas grafikut 2, çmimi i Dieselit CIF ka rënë nga 1035 në 850 USD/ton, pra 185 USD/ton ose rreth 18 për qind! E njëjta situatë normalisht verifikohet edhe për kuotimin e Benzinës 10 ppm; sipas grafikut 3, çmimi i produktit ka rënë nga 1085 USD/ton në 921 USD/ton, pra 164 USD/ton ose 15.2 për qind. Pas janarit të vitit 2013, kjo rënie theksohet.

Në Shqipëri, çmimet gati nuk reflektuan asnjë ndryshim, përkundrazi diku edhe u rritën (mars-prill 2013 në disa Stacione, Dieseli u rrit deri 16 l/ltr!) me argumentet tashmë që s’bindin: rritja e taksave dhe rritja e vlerës së USD në raport me lekun. Por ç’do të kishte ndodhur në rastin e kundërt?

monitor 580.indd

Grafiku 2. Kuotimi i Dieselit 10 ppm sipas PLATTS EUROPEAN MARKETSCAN High CIF&FOB Med Italy

monitor 580.indd

Dieseli vendas arriti (në një farë mënyre) të amortizonte imponimin e çmimeve të importit gjatë vitit 2012 deri në janar të vitit 2013; më pas, ARMO sh.a. vërtetoi parashikimet e një privatizimi të dështuar; sot rafineria e Ballshit është e vetmja në rajon që gati nuk prodhon karburant automotiv! Dhe ndoshta jemi i vetmi vend në botë që prodhojmë për rafineritë jashtë vendit afro 1 mln ton e rafinojmë naftë bruto nga importi me 10% taksë doganore (!) për pak verxhin, solar e bitum pluhur…!

Gjatë vitit 2012, ulja e konsumit dhe varësia në rritje drastike e tregut shqiptar të karburantit Diesel nga importi do të reflektohej më shumë në reduktimin e volumeve të tregtuara. Në grafikët e mëposhtëm të DPD paraqitet ecuria e volumeve të importuara:

monitor 580.indd

 

monitor 580.indd

 

monitor 580.indd

Të dhënat tregojnë qartë uljen e kërkesës për karburante në treg dhe për pasojë, dobësimin e ekonomisë.

Shoqëruar me rënien në bursa, natyrshëm pritej (sidomos gjatë pjesës së dytë të vitit 2012) reduktim i çmimit në pompë për konsumatorët. Por kjo nuk ndodhi, përkundrazi, efektet e krizës nuk patën të njëjtin ndikimit tek xhiroja e realizuar nga ky sektor, për shkak të:

• vazhdimit të ndikimit nga rritja e çmimeve në distributor pas 24 gushtit 2011 (aplikimi i taksës së qarkullimit të automjeteve), por dhe rritjes së taksës së karbonit, taksave që varen nga xhiroja e çmimi fundor si p.sh. TVSH, tatim-fitimi, tarifave të aktivitetit, etj.

• vazhdimit të “komandimit” të sektorit nga MF nëpërmjet Udhëzimeve të saj 17/1-3 për mbajtjen të pandryshuar të çmimit për sasi të furnizuar në Stacione/pika kundrejt faturës tatimore lëshuar nga kompanitë grosiste (marrëdhëniet agjent – grosist në tregun me pakicë.),

• referencave inkoherente të çmimeve të karburanteve sipas Buletinit të Prokurimeve Publike; ndërtimi i çmimit referuar kuotimit High CIF plus 30 USD/ton – joreal; grosistët blejnë sipas kuotimit HFOB që është 12-15 USD/ton më i ulët se ai HCIF; në këtë mënyrë mbahen çmime reference të larta!

• përqendrimit të aktivitetit në 4-5 kompani grosiste, e nëpërmjet integrimit vertikal të sektorit – rritje në 2, 2.5, 3 e më shumë “dhjeta” e marzhit të fitimit për njësi,

• marrëveshjeve të mundshme midis 2-3 OFN (Operatorëve me Fuqi të Ndjeshme) për të mbajtur nivele të larta çmimi me shumicë e pakicë, për ndarje tregjesh rajonale, ndarje tregjesh produkti, ndarje megatenderësh publikë, etj..,

• spekulimeve me sasitë, cilësinë e markën e produkteve,

• luhatjeve të këmbimit Lek/USD në favor të këtij të fundit.

Çmimet e karburanteve automotive në treg

Në mungesë të informacionit zyrtar, të një agjencie të specializuar për monitorimin e çmimeve apo të një shoqate serioze të tregtarëve që publikon në mënyrë transparente ecurinë e tyre në raport me bursat, ekzistojnë vështirësi reale për formëzimin e një modeli të pakontestueshëm të çmimit mesatar për produkt në distributorët me pakicë. Asnjë nga operatorët në treg nuk i publikon ato. Në shumicën e vendeve të rajonit, që tashmë kanë marrë edhe statusin për në BE (p.sh. në Maqedoninë fqinje), informimi i publikut dhe i ndërhyrjes rregullatore në treg, tashmë është zgjidhur.

Megjithatë, informacioni është siguruar nga burime zyrtare e monitorime jozyrtare kryesisht për çmimet që aplikohen nga operatorët që tashmë dominojnë edhe tregtinë me pakicë si “Kastpetrol”, “Eida”, “Taçi Oil”, “Alpet”, etj.., në akset rrugore kryesore Tiranë-Durrës-Fier e Tiranë-Shkodër.

Referuar mjaft modeleve europiane të përllogaritjes së çmimit (si “Weekly Oil Bulletin” të EC, agjencive “Europia”, “Unione Petrolifera”, faqes www.fuelprices.gr, etj.,) çmimi fundor në pompë jepet përgjithësisht i përafruar në vlera sipas strukturës së mëposhtme:

• Çmimi i blerjes nga rafineria + transport + sigurim + të tjera deri në magazinim (HCIF në X-port),

• Tarifat lokale portuale + doganore + taksa + marzh fitim,

• Tatimi i Vlerës së Shtuar (VAT).

Sa më sipër, në tregun shqiptar, çmimi fundor i një ltr. Dieseli 10 ppm (ULSD importi) e Benzinës 95 RON 10 ppm në pompë do të përbëhet nga:

• kostoja e mallit të importuar deri në magazinë (Porto Romano Durrës, Petrolifera Vlorë)

• detyrimet (vlera) doganore

• fitimi: i kompanisë me shumicë, plus i “agjentit” ose operatorit me pakicë; aktualisht 4-5 kompani grosiste dominojnë edhe tregun e pakicës me 56 të Stacioneve efektive, pra fitimi shkon i plotë për to.

• kosto të transportit të brendshëm, tarifa e taksa lokale.

• diferenca e TVSH-ve (të çmimit fundor e të vlerës doganore).

shënim: tregtarët për efekt të rritjes së kostos, shpesh llogarisin tatim-fitimin e mjaft shpenzime të aktivitetit në strukturën e çmimit fundor.

Përbërësit e Kostos para zhdoganimit (IM7)

monitor 580.indd 

Shënim: nga 6-15 janë tarifa portuale, të shërbimit e të magazinimit; pjesërisht një pjesë e konsiderueshme e tyre shkojnë për agjenci shtetërore.

Vlera Doganore

monitor 580.indd

Çmimi përfaqësues në pompë

Siç përmendëm, janë dhënë duke marrë në konsideratë çmimet e dy akseve kryesore rrugore, ku dendësia e lëvizjes dhe përqendrimi i lartë i stacioneve, reflektojnë me saktësi të mjaftueshme mesataren e të gjithë territorit të vendit.

Çmimi i mallit në magazinë doganore (ose kosto historike): është funksion i hyrje-daljeve të produkteve me nivele çmimesh sipas kuotimit ditor (ose disaditor); nëpërmjet programeve të sintetizuara, grosistët kalkulojnë koston reale të produktit bashkë me firot, që reflektohet në ngarkesën fiskale në momentin kur ky produkt del nga magazina për t’u shitur në tregun me pakicë. Ndërsa Buletini i Prokurimit Publik për javë boton çmimin mesatar të referencës sipas kuotimit ditor të agjencisë “Platts” dhe ngarkesave fiskale që dogana aplikon përfshirë kursin e këmbimit USD/Lek; natyrisht referenca mund të mos përputhet me koston reale të produkteve në magazinë, por për sasitë e mëdha që 2-3 OFN lëvrojnë në treg, luhatjet pranohen të jenë minimale.

Struktura e çmimit në pompë: sa më sipër, në skematizimin e paraqitur, është marrë në konsideratë metodologjia e “Europia”-s (European Petroleum Industry) që ndërton strukturën e çmimit në pompë të përbërë nga komponentja fiskale (TVSH, Akcizë e Taksa) dhe ajo industriale (Blerja, Shitja). TVSH paraqitet më vete si vlerë totale, po kështu dhe blerja; të tjerat përfshirë fitimin bruto jepen si tarifa në treg.

• Për Diesel 10 ppm me çmim fundor përfaqësues 182 lek/litër, datë 11-17.02.2013

monitor 580.indd

Në të njëjtën periudhë kohe, sipas “Weekly Oil Bulletin” të Komisionit Europian, çmimi mesatar i Dieselit për EU është 1.4725 Euro/ltr.

• Për Diesel 10 ppm me çmim fundor përfaqësues 184 lek/litër, datë 01-07.04.2013

monitor 580.indd

Siç shihet, çmimi në “Platts” është ulur nga 1,023.2 në 905.0 USD/ton, por çmimi përfaqësues në tabelë ka 2 l/ltr rritje, 184 lekë/ltr.

Kjo për arsye të rritjes 16 l/ltr (!) të çmimit në distributorët e operatorit që prodhon Dieselin vendas: nga 169 l/ltr në pjesën e parë të shkurtit, në 185 l/ltr në prill. Për të njëjtën periudhë kohe, sipas “Weekly Oil Bulletin” të Komisionit Europian, çmimi mesatar i Dieselit për EU është 1.4514 Euro/ltr ose 2.108 cent më poshtë.

• Për Benzinë 95 RON 10 ppm me çmim fundor 186 lek/ltr

monitor 580.indd

Në të njëjtën periudhë kohe, sipas “Weekly Oil Bulletin” të Komisionit Europian, çmimi mesatar i benzinës për EU është 1.6076 Euro/ltr

• Për Benzinë 95 RON 10 ppm me çmim fundor 186 lek/ltr

Siç shihet, nga shembulli 2, çmimi Platts është ulur nga 1,135.7 në 960.3 USD/ton, por çmimi në tabelë ka shkuar 187 lek/ltr. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë kohe, sipas “Weekly Oil Bulletin” të Komisionit Europian, çmimi mesatar i Benzinës për EU është 1.6037 Euro/ltr ose 0.4 cent më poshtë.

monitor 580.indd

Kursi i këmbimit

USD mesatarisht është mbiçmuar 3.18 lekë deri në mesin e vitit 2012, më pas ka pak rënie siç referohet në grafikët përkatës të DP Doganave. Llogaritet se ky nivel ndryshimi, sidomos pas gjysmës së dytë të vitit 2012, argumenton shumë pak justifikimin e mbajtjes së çmimeve në kuotat e mësipërme.

Përfundim

Ndërsa fitimi bruto i kompanive distributore është rritur në 3 muaj rreth 4 lekë/ltr për Dieselin dhe rreth 5 lekë/ltr për Benzinën, pjesa e shtetit ka mbetur gati e pandryshueshme ose rritur pak (nga mosndryshimi i çmimit fundor dhe rritja 1-2 l/ltr e tij kryesisht nga një operator).

Me uljen e çmimeve në bursë e duke mbajtur çmimet në distributor, fitimi i kompanive rritet edhe më shumë, për arsye të 12-15 USD/ton diferencë CIF + 30 me FOB + X në llogaritjet e Buletinit të Prok. Publik.

Mungesa e konkurrencës nga Dieseli vendas gjatë këtyre katër muajve, ndikoi në mbajtjen e çmimeve të larta dhe rritjen e çmimit mesatar të Dieselit në distributorë. Në shumë fatura tatimore, fitimi bruto për “agjentin”, pra Stacionin, ka arritur në 22-25 e më shumë lekë për litër; po për grosistin sa? Në fakt, marzhi i madh shpesh është “artificë” për transferimin e një pjese të detyrimeve fiskale mbi “agjentin”.

Shkrirja e IQT dhe Metrologjisë në fillim të 2013-s ka ndikuar jo pak në shtimin e abuzimeve me cilësinë e sasinë.

Çmimet nё Prill 2013 nё vendet e rajonit

monitor 580.indd

Sa më sipër, frenimi deri në rënie i kërkesës për karburante e produkte të tjera nafte në mbyllje të vitit 2011 dhe një rënie e qëndrueshme prej 9.6 përqindësh e konsumit të tyre gjatë vitit 2012 (e thelluar kjo për periudhën në vazhdim), u përballua pjesërisht:

• në buxhet nëpërmjet taksave, TVSH-së, akcizës, taksave e tarifave, të sipërpërmendura,

• ndërsa nga tregtarët efektet u kompensuan me mbajtjen e çmimeve në kuota të larta e nga një pjesë e tyre, nga rritja e çmimeve pa kriter burse e abuzimi me cilësinë, në mungesë të plotë të transparencës e informacionit ndaj publikut.

Pra, litrat e munguara në sasi për shkak të krizës, u kompensuan me më shumë marzh për litër e më shumë taksa për konsumatorët!

Vladimir Puka – Revista Monitor, 09.06.2013