Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent tregtohet poshtë 105 dollarëve

Nafta Brent e Londrës u rrit drejt nivelit të 105 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, pasi të dhënat në konsumatorin më të madh në botë, Shtetet e Bashkuara, treguan një përmirësim në tregun e punës, edhe pse nuk mjaftoi për të ndezur frikën se Rezerva Federale do të tërhiqet nga programi i blerjes së bonove.

Tregjet kanë qënë nën tension përgjatë javëve të fundit mbi politkën që do të ndjekë Rezerva Federale. Të dhënat ekonomike të publikuara të Premten treguan se ekonomia ka ende nevojë për mbështetjen e Bankës Qendrore. Kështu, nafta Brent e Londrës u rrit me 6 cent në 104.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 9 cent në 96.1 dollarë për fuçi.

TV Scan, 10.06.2013