Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqi, Azerbajxhani ofrohet për privatizim. Rritet shpresa për TAP

Greqia shton shpresat se Azerbajxhani do të zgjedhë gazsjellësin TAP për transportimin e gazit në Evropë. 
Kjo lidhet me faktin që Rusia u tërhoq nga oferta për blerjen e kompanisë publike greke të gazit, DEPA, me pretendimin se nuk ka marrë garancitë e mjaftueshme.
Burime nga Moska thonë se rusët kanë “frikë” nga kushtet e rrepta të Komisionit Evropian, por zyrtarisht ata nuk i kanë paraqitur asnjë arsye qeverisë greke. Zv.presidenti i Gazprom, Aleksander Medvedev tha se vendimmarrja erdhi pasi u morrën parasysh të mirat dhe rreziqet. Ai deklaroi se megjithatë “Greqia do të mbetet një partner strategjik dhe prania e Gazprom-it në këtë vend do të rritet”.
Megjithatë kjo tërheqje është pasuar nga një tjetër ofertë. Ministri grek i Energjisë bëri të ditur se pas tërheqjes së Gazpromit rus, Greqia do të shqyrtojë ofertën e kompanisë së gazit SOCAR, të Azerbajxhanit. “Nëse oferta është sic besojmë, atëherë shanset e zbatimit të projektit TAP janë shumë më të mëdha”, deklaroi ministri.
Gazsjellësi TAP është një projekt, që nëse zgjidhet, do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Evropë, përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.

www.balkanweb.com, 10.06.2013