Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Celesi per mjedis me te paster mund te jete nen kembet tona

Ndersa shume njerez pranojne se uji dhe ajri i paster jane shenja te nje ekosistemi te shendetshem, shumica nuk e kuptojne se nje pjese kritike e mjedisit eshte nen kembet e tyre, ben te ditur hidrologu Penn State.
Toka luan nje rol te rendesishem ne ruajtjen e nje mjedisi te paster duke sherbyer si nje sistem natyror filtrimi dhe pastrimi i ujit, deklaron Henry Lin, profesor i hidropedologjise dhe hidrologjise se tokes. Kuptimi i komponenteve qe perbejne kete pjese integrale te ekosistemit mund te coje ne menaxhim me te mire te ujerave nentokesore si dhe politika me te zgjuara per mjedisin.
“Ne veshtrojme natyren dhe shohim gjithe bukurine dhe mireqenien rreth nesh”, tha Lin, “Por shumica e njerezve nuk e dine ose kane tendence te harrojme se celesi per qendrueshmerine ndodhet pikerisht nen toke”.
Rreth 60 perqind e reshjeve vjetore ne bote perfundon ne kete zone, deklaron Lin. “Ne fakt, ka me shume uje nen toke se sa ka ne te ashtuquajtura ‘ujerat blu’, te tilla si liqene dhe lumenj”, vijon ajo.
Pervec perdorimit ujerave te embla per te pire, njerezit perdorin sasi te medha te ujit per te ujitur fushat bujqesore dhe si pjese te operacioneve industriale. Studiuesit thone se po ashtu si nje revolucion i gjelber global qe rrit ndergjegjesimin ne lidhje me sigurimin e ushqimit, vetem nje “revolucion blu” mund te coje ne perpjekje per sigurimin e ujit, furnizimin me uje te paster e te sigurt rreth e rrotull globit.
“Pa uje nuk ka jete”, deklaroi Lin. “Pa ujera nentokesore, nuk ka uje te paster”.
Per me shume informacion mund te vizitoni faqen:
http://www.sciencedaily.com/releases/2013/02/130217134323.htm

Mjedisi Sot, 07.06.2013