Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSID kunder faljes se 17.9 milion eurove tek KEDS

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) shpreh shqetësim serioz rreth mënyrës së zbatimit të politikave ekonomike prej Qeverisë së Kosovës, të cilat rrezikojnë zhvillimin e qëndrueshëm në vend.
Qeveria e Kosovës, pas përmbylljes së transaksionit të dëmshëm ekonomik me konsorciumin turk Çalik&Limak, ku përveç çmimit tejet të ulët të shitjes së rrjetit të energjisë, nënshkrimit të kontratës aspak të favorshme për ekonominë e vendit, tashmë Qeveria i mundëson blerësit që më paranë publike të trashëgojë mbi 8 milion euro investime në orët dixhitale, si dhe ka pranuar ti paguajë konsorciumit turk 17.9 milion euro, në emër të “borxhit” të KEK.
KOSID kërkon transparencë për parregullsitë e mëposhtme:
Kuvendi i Kosovës, si autoritet përfundimtar i aprovimit dhe lejimit të ndarjeve buxhetore, të kërkojë llogari nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me bartjen e 17.9 milion eurove tek KEDS – tashmë, kompani private.
Qëndrimi i KOSID
KOSID shpreh frikën se, nëse vazhdohet në këtë formë të negocimit për rregullimin e brendshëm ekonomik të Kosovës, Qeveria e Kosovës, ashtu si në rastin e telekomit, do të lejoj që në territorin e Kosovës të operojnë edhe kompani serbe të energjetikës, pa respektuar rregullat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Borxhi publik i krijuar ndër vite nga pamundësia e arkëtim të të hyrave nga faturat e energjisë dhe asetet e KEK në pjesën veriore, nuk duhet të jetë pjesë e kompromiseve politike.

energjia.al, 07.06.2013