Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mima mbështet transparencën në industrinë nxjerrëse të naftës & minierave

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Florjon Mima përshëndeti konferencën “Anëtarësimi i Shqipërisë në EITI”. Kjo konferencë u organizua sot nga METE në bashkëpunim me Sekretariatin Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI). Në maj të këtij viti, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota e kësaj iniciative ndërkombëtare. 
Ministri Mima vlerësoi EITI-n, si një nismë të rëndësishme jo vetëm për grupet e interesit dhe shoqërinë civile, por veçanërisht për të sotmen dhe të ardhmen e zonave dhe rajoneve ku industritë nxjerrëse janë burim kryesor të ardhurash dhe konsiderohen si pjesë e qënësishme e strategjive për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Në kuadër të kësaj nisme, – u shpreh ministri – ne përmirësuam raportet e përfshirjes së shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit në Grupin Ndërinstitucional të Punës, pasi roli i Grupit ka ndikuar në zgjidhje të problemeve të ngritura dhe në nxitjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të grupeve të interesit dhe të komuniteteve në takimet e organizuara nëpër zonat e terrenet e industrisë nxjerrëse”.
“Ne, – shtoi më tej ministri – jemi të gatshëm, të përballojmë sfidat e reja që lindin nga përfshirja jonë në strukturat e EITI- t dhe jam i bindur se do të punojmë me përgjegjësi për të realizuar objektivat që kemi përpara në kuadër të këtij angazhmi, për rritje të transparencës në industritë nxjerrëse, gjë që do të çojë në rritje të nivelit të mirëqeverisjes, rritjen e investimeve dhe rritjen e mirëqenies dhe veçanërisht në komunitetet nga zonat e industrisë nxjerrëse”.
Konferencën e përshëndetën përfaqësues nga shoqëria civile, grupet e interest, etj.

energjia.al, 05.06.2013