Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI bie pas fitimit më të madh në një muaj; Brent tregtohet në 101.82 dollarë për fuçi

Treguesi refrencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra pas fitimit më të madh në një muaj. Rezervat amerikane ka të ngjarë të jenë tkurrur dhe ‘shfrytëzimi’ i rafinerisë u rrit, sipas një studimi të Bloomberg News përpara të dhënavë të qeverisë që do të publikohen nesër.
WTI për dorëzimet e korrikut ra gati 54 cent në 92.91 dollarë për fuçi në bursën e New York tregtar dhe ishte në 93.05 dollrë. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 43 për qind nën mesataren 100-ditore. Kontrata u rrit 1.48 dollarë në 93.45 dollarë dje, fitimi më i madh që nga 3 maji.
Treguesi refrencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e korrikut ra 24 cent në 101.82 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e treguesit refrencë për naftën e papërpunuar evropiane ndaj WTI ishte në një prim prej 8.77 dollarë, më lart nga dje që shënonte 8.61 dollarë.

Revista Monitor, 04.06.2013