Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

USAID do të vazhdojë të mbështesë sektorin e energjisë në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli priti sot shefen e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket me të cilën ka diskutuar për zhvillimin ekonomik si dhe rishikimin e strategjive për zhvillim ekonomik.

Ministri Ismajli ka falënderuar znj. Shauket për ndihmën që USAID i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon edhe më tutje, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së në vijim si dhe projektet energjetike.

Ismajli ka ritheksuar se MZHE është e përkushtuar të çojë përpara projektet e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa ka shtuar se trajtim të veçantë do të kenë efiçienca e energjisë dhe zhvillimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë.

Gjatë takimit është biseduar edhe për inkuardimin e të rinjve të Kosovës në programet e studimeve master, të cilat do të financohen nga USAID, për cka MZHE së shpejti do t’i paraqes nevojat për profilet e caktuara për zhvilimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore.

Nga ana e saj, shefja e USAID në Kosovë, Maureen Shauket ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, përfshi projektet konkrete të energjisë me qëllim të zhvillimit të këtij sektori konform standardeve ndërkombëtare.

Ndryshe, USAID ka mbështetur në vazhdimësi sektorin e energjisë në Kosovë si procesin e shthurjes së KEK-ut, procesin e privatizimit të distribucionit dhe furnizimit KEDS, ndërsa ka premtuar edhe mbështetje për projektet e efiçiencës së energjisë burimeve të ripërtritshme të energjisë

Holanda konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli në vazhdën e takimeve njohëse ka pritur sot dhe Ambasadorin e Holandës Robert Bosch, me ç’rast ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Ministri Ismajli ka falënderuar ambasadorin Bosch, për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së dhe projektet energjetike që janë në zhvillim e sipër.

Ismajli ka theksuar orientimet e MZHE-së për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, respektivisht zhvillimin e sektorit të energjisë dhe përmirësimin e performancës së Ndërmarrjeve Publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Nga ana e tij, ambasadori holandez, Robert Bosch ka uruar ministrin Ismajli për detyrën e re dhe ka konfirmuar se Holanda do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në arritjen e synimeve të saj, përfshirë zhvillimin ekonomik.

energjia.al, 04.06.2013