Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Ismajli merr bekimin e Ambasadores se SHBA-së Jacobson

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe prioritetet e MZHE-së.

Ministri Ismajli me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Jacobson për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së.

Kreu i MZHE-së ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, respektivisht zhvillimi i sektorit të energjisë do të jenë fokus i punës së tij, ndërsa ka shtuar se projektet që janë në proces të realizimit do të kenë trajtim të veçantë.

Gjatë takimit janë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa u theksua se SHBA-të edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë të energjisë.

energjia.al, 03.06.2013