Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hoffmann: Optimist që gazsjellësi TAP mund të jetë projekti fitues

Vendimi i pritshëm i autoriteteve azere, flet për “ABC News”, Drejtor i TAP për Marrëdhëniet e Jashtme. 

Ne një interviste per “ABC News”, drejtori i TAP per marredheniet e jashtme, Michael Hoffmann eshte shprehur optimist se gazsjellesi TAP mund te perzgjidhet si projekti fitues nga autoritetet e Azerbajxhanit. Sipas tij, TAP ka përparësi pasi eshte me i shkurter dhe ofron çmimin me te ulet te trasnsportimit te gazit që do vijë nga Kaspiku në tregun europian.

Për pak javë , autoritetet e Azerbajxhanit do të përzgjedhin projektin fitues për gazsjellësin që do të sjellë gaz natyror nga rajoni Kaspik në Bashkimin Europian. Sa optimist jeni ju që do të përzgjidhet TAP?

Për TAP është punuar jashtëzakonisht fort. Qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen ndërqeveritare dhe ka aprovuar marërveshjen për impaktin social dhe mjedisor të projektit. Është bërë vërtet shumë punë. I njëjti proges është bërë edhe në Greqi dhe në Itali. Nga pikëpamja politike dhe komerçiale, TAP ka përparësi, pasi është gazësjellësi më i shkurtër krahasuar me alternativën tjetër. Por TAP ofron edhe çmimin më të ulët të transportimit të gazit që do vijë nga Kaspiku në tregun europian. Teknikisht ne kemi kompanji të fuqishme si EON, Statoil që kanë kryer një projekt inxhinjerik, që na jep sigurinë dhe besimin, se ne kemi hartuar një projekt shumë të mirë. Vetëm për të dhënë një ide të vogël të volumit të punës; Ne i kemi paraqitur Konsorciumit të Shah Deniz një projekt prej 900 faqesh, ku pjesa më e madhe janë dokumenta inxjinjerike. Ne kemi bërë një ofertë shumë të fortë dhe shpresojmë që së shpejti të festojmë.
Fillimisht Bashkimi Europian mbështeste hapur NABUKO-n. Më pas, BE-ja ndryshoi qëndrimin e saj lidhur me TAP. Por në fakt, vendimi nuk është në duart e BE-së, por konsorciumit Shah Deniz të Azerbajxhanit. C’farë roli ka BE ?

Vendimi merret në Azerbajxhan dhe jo në Bruksel, por ishte e rëndësishme që Bashkimi Europian të tregonte një qëndrim neutral për dy gazësjellësat. Dhe janë për tu përgëzuar për qëndrimin që kanë mbajtur së fundmi. Ndërsa për Azerbajxhanin, vendimi është komerçial dhe teknik. Ai varet nga përgjegjësit e prodhimit të konsorciumit Sahh Deniz. Janë ata që duhet të sigurohen që nga aspekti komerçial oferta është e leverdisshme, që teknikisht është e realizueshme dhe që mund të funksionojë për një periudhë afatgjatë. Kompanji si EON, Statoil, Total janë shumë eksigjente në kryerjen e projekteve. Dhe ne i kemi përmbushur plotësisht të gjitha kriteret

Pyetje: Sa domthënëse është që një insiativë si nisma Adriatiko Joniane të ketë një referencë të veçantë për TAP?

Une isha në Tiranë kur u nënshkrua marrëveshja me shtetet e tjera të Ballkanit për mbështetjen e TAP.Është shumë e rëndësishme, pasi kjo e forcon epërsinë politike të TAP. Kur shohim kërkesën për gaz në Ballkanin Perëndimor, ne vërejmë që Shqipëria, Mali I Zi, apo Bosnja s’kanë gaz, por ka edhe ka vende si Kroacia që s’dua të varen vetëm prej gazit rus. 8 shtetet që e mbështesin TAP politikisht janë shumë të forta . Kjo përçon mesahzin e duhur në Baku dhe Azerbajxhan

Në Parlamentin Europian konsiderohet se BE-ja ka nevojë për të dy gazësjellësat. Dhe edhe nëse fiton NABUKO, BE-ja do të ketë gjithsesi nevojë për TAP ?

Së pari, unë mendoj që TAP do fitojë. Por është e vërtetë, që pas disa vitesh, Bashkimi Europian do ketë më shumë nevojë për gaz. Pra nëse flasim për 10-15 më vonë, ka mundësi që të ndërtohen 2 gazsjellës nga Kaspiku.

TV ABC News, 02.06.2013