Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria Italiane aprovon marrëveshjen e TAP, aksionet për ndërtimin e gazsjellësit azer ndezin bursën e Milanos

Sapo qeveria italiane ka aprovuar projekti ligjin e marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, për projektin e fizibilitetit të projektit TAP, që sjell gazin nga Azerbajxhani në Europë përmes këtyre tre vendeve janë hedhur në bursë aksionet e kompanisë “Snam”, që vlerëson se realizimi i TAP (Trans Adriatic Pipeline) do të jetë pozitive për hyrjen e gazin në një portë (hub) italiane. Ekspertë e bursës Sim të Milanos e kanë vlerësuar fillimisht një aksion të Snam me 3.82 euro, një vlerë e mirë për hapjen e bursës që pritet të rritet në vlerë sapo të jepet deklarata e grupit Shah Deniz të Detit të zi. Sipas deklaratës zyrtare të qeverisë italiane, projekti “përbën për Italinë një instrument i nevojshëm për të diversifikuar burimet energjetike dhe furnitorët e energjisë, me këndvështrim të mirë përsa i përket sigurisë. “Marrëveshja është fryt i një negociate intensive që ka pasur Italia, duke bazuar principet e bashkëpunimit mes palëve dhe mbështetjes së projektit, sipas traktateve Europiane”.

Gazeta 55, 28.05.2013