Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Europorti i Shëngjinit, lidhja e Adriatikut me Ballkanin e Evropën

Pas vitesh përpjekjesh dhe studimesh, themeluesi i projektit më të madh në detin Adriatik, Lirim Muharemi, Presidenti &CEO e LM&CO , duket se ka gjetur një terren të përshtatshëm në Shqipëri për zhvillimin dhe implementimin e këtij projekti. Projekti Europort Shëngjin -Shqiponja e Adriatikut duket se po shkon drejt një udhe të mbarë dhe është në proces finalizimi. 
Porti i Shengjinit, për nga pozicioni, lidh Adriatikun Jugor dhe pjesën Mesdhetare Lindore me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore. Europorti do të jetë një pikë strategjike dhe e rëndësishme në shkallë evropiane për faktin se lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi në një rrugë më të shkurtër.
Bazuar në planin urban të Shqipërisë dhe korridoreve të tranzitit euroballkanik, është kalkuluar se në më shumë se 230 000 kilometër katror të Ballkanit nevojitet tranziti i mallrave nëpërmjet portit, duke nënkuptuar një minimum prej 40 milionë ton mallrash në vit.
Projekti Europort është rekomanduar edhe nga familja Rothschild si një projekt shumë fitimprurës dhe i një rëndësie të madhe. Z. Muharemi në vitin 2009 me Eurport-Shqiponja e Adriatikut është vlerësuar nga World Finance si një nga 100 më të mirët e botës.
Një projekt i madh në vijim nga kompania LM& Co është ndërtimi i parqeve energjetikë eolikë në Shqiperi , pra për prodhimin e energjisë elektrike nepërmjet shfrytëzimit të erës. Janë planifikuar ndërtimi i 5 parqeve të cilat do të gjenerojnë fuqi energjetike ndërmjet 100 MW dhe 200 MW. Për vendosjen e turbinave të erës nevojiten 4 milion metrër katror terren.
Projektet janë të përqafuara nga nivelet e larta të politikës shqiptare, sepse japin një kontribut në zhvillimin dhe progresin e Republikës së Shqipërisë.
Vlera e projekteve arrin në shumën 4 miliardë euro. Investitorë të huaj nga Azia dhe Amerika kanë shprehur interesin e tyre në pjesëmarjen e realizimit të Europortit dhe Eolikeve në Shqipëri.
Z. Lirim Muharemi ka bërë një përshkrim më të detajuar për ketë projekt madhor dhe rëndësisë së tij për zhvillimin dhe lidhjen e Shqipërise me Europën . Artikulli do të botohet nesër në adresën http://www.europesworld.org/
Për më shumë informacion rreth firmes LM& CO dhe Z. Lirim Muhameti mund të vizitoni faqen e internetit http://www.lm-europort.eu

www.balkanweb.com, 24.05.2013