Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregtia e naftës me Evropën është ndërprerë përpara sanksioneve

Drejtori i kompanisë kombëtare të naftës në Iran deklaroi se tregtia e naftës me Evropën është ndërprerë përpara zbatimit të sanksioneve të vendosura prej vendeve evropiane.
Ahmed Kalebani, lidhur me këtë çështje tha se tregtia e naftës me vendet evropiane është ndërprerë disa muaj më parë dhe aktualisht vendosja e sanksioneve vetëm sa shton problemet për këto vende.
Vendosja e sanksioneve më shumë ka karakter propagandues dhe mediatik tha z. Kalebani, pasi sipas tij vendet në zhvillim si Kina dhe India kanë shtuar kërkesën e tyre për naftën iraniane.
Irani në organizatën e OPEC-ut për nga prodhimi i naftës zë vendin e dytë duke prodhuar në ditë 4 milion fuçi naftë.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së naftës në Iran ndër të tjera bëri të ditur zbulimin e dy fushave të reja të naftës dhe gazit në Iran duke thënë se me këto dy fusha Irani renditet i pari për nga rezervat e naftës dhe të gazit në botë.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 20.10.2012