Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Austria, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Turqia miratojnë deklaratën për Nabucco

Qeveritë e Austrisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë miratuan një deklaratë të përbashkët duke theksuar potencialin e Nabucco-s për të furnizuar tregjet e energjisë të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e grupit të Vishegradit (Poloni, Sllovaki, Republikë Çeke dhe Hungari) në takimin e pestë të Komitetit të Nabucco në Bukuresht.
Takimi u organizua nga qeveria e Rumanisë, sipas raporteve të Nabucco Gas Pipeline International GmbH.
Qeveritë shprehën angazhimin e tyre për t’u angazhuar në zhvillimin dhe ndërlidhjet e nevojshme të gazit për të siguruar se Nabucco gjithashtu të mund të furnizojë edhe vendet në pjesën Jugore dhe Veri-Qendrore të Evropës.
“Palët shtetërore i bënë thirrje Këshillit Evropian, i cili do të mblidhet më 22 maj për të adresuar kompletimin e tregut të brendshëm të energjisë, që të theksojë potencialin më të gjerë të Nabucco-s për të siguruar akses për burime të reja të gazit për të nxitur rritjen ekonomike dhe konkurrencën në nivel evropian “, thuhet në raport.

Revista Monitor, 22.05.2013