Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERO miraton shitjen e KEDS tek Calik Limak

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, bazuar në:
– Dispozitat e Nenit 14 dhe Nenit 25, të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 03/L-185);
– Dispozitat e Nenit 4, Nenit 6 dhe Nenit 18 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë;
– Dispozitave të Nenit 23 të Licencës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Shpërndarjes;
– Kërkesës për ndryshim në kontroll të Licencuarit për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Shpërndarjes, të bërë me datë 05. 03. 2013 nga Kryesuesi dhe Bordi i Drejtorëve të KKDFE Sh.A, në seancën e mbajtur me datë 02 maj 2013, nxori këtë:
VENDIM
I. APROVOHET ndryshimi në kontrollin e të Licencuarit për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Shpërndarjes.
II. Ndryshimi në kontroll nga Qeveria e Kosovës në kompaninë “Kosova Calik Limak Energy” Sh.A të Licencuarit për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Shpërndarjes, do të hyjë në fuqi me datën 03.05.2013 ose me datën e nënshkrimit të Marrëveshjes për shitblerjen e aksioneve të KKDFE në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Kosova Calik Limak Energy” Sh.A, cilado ndodh e fundit .
III.Obligohet i licencuari që brenda tridhjetë (30) ditësh kalendarik nga data e hyrjes në fuqi të ndryshimit në kontroll, të sjell në ZRRE të gjitha dëshmitë e cekura në Shtojcë të këtij Vendimi.
Arsyetim
– Qeveria e Kosovës, me Vendimin Nr. 04/36 të datës 17.09.2008 ka urdhëruar shthurjen ligjore të KEK SH.A dhe krijimin e subjektit të ri juridik. Me datë 11.09.2009 është themeluar subjekti i ri juridik i regjistruar në Kosovë me emrin “Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KKDFE”. Adresa: Rr. Dërvish Rozhaja nr. 12, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 247 615 lok. 101, Fax: 038 247 620, E-mail: info@ero-ks.org, web: www.ero-ks.org
– Gjithashtu Qeveria e Kosovës me Vendimin Vendimi Nr. 03/38 të datës 02.10.2008 ka filluar privatizimin e subjektit të ri juridik “Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” (KKDFE) përmes shitjes së aksioneve, proces që ka për qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit, shfrytëzimin e forcës konkurruese, tërheqjen e kapitalit privat dhe plotësimin e kërkesave të reformave rajonale për energji, të cilat po i zhvillojnë qeveritë kombëtare në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
– Si rezultat i kësaj më lartë “Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Shpërndarjes, me datë 05. 03. 2013 ka bërë Kërkesës për ndryshim në kontroll të Licencuarit për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.
– ZRRE ka vlerësuar kërkesën e “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Shpërndarjes, si dhe dëshmitë për kompaninë “Kosova Calik Limak Energy” Sh.A, dhe pas analizimit të dëshmive të bashkangjitura kërkesës dhe duke u bazuar në dispozitat ligjore të cekura në hyrje të këtij vendimi, ka vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.
IV. Vendimi nxirret në gjuhën shqipe dhe do të përkthehet në gjuhën serbe dhe angleze. Në rast të mospërputhjes midis versioneve, do të mbizotërojë versioni në gjuhën shqipe.
V. Vendimi hyn në fuqi në datën e miratimit nga Bordi i ZRRE‐së dhe do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE‐së. 

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji,

Bazuar në:
– Dispozitat e Nenit 14 dhe Nenit 25, të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 03/L-185);
– Dispozitat e Nenit 4, Nenit 6 dhe Nenit 18 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë;
– Dispozitave të Nenit 12 të Licencës për Furnizim Publik me energji elektrike dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me energji elektrike” SH.A-Divizioni i Furnizimit;
– Kërkesës për ndryshim në kontroll të Licencuarit për Furnizim Publik me energji elektrike dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” SH.A-Divizioni i Furnizimit, të bërë me datë 05. 03. 2013 nga Kryesuesi dhe Bordi i Drejtorëve të KKDFE Sh.A, në seancën e mbajtur me datë 02 maj 2013, nxori këtë:
VENDIM
I. APROVOHET ndryshimi në kontrollin e të Licencuarit për Furnizim Publik me energji elektrike dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” SH.A-Divizioni i Furnizimit.
II. Ndryshimi në kontroll nga Qeveria e Kosovës në kompaninë “Kosova Calik Limak Energy” Sh.A të Licencuarit për Furnizim Publik me energji elektrike dhënë “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” SH.A-Divizioni i Furnizimit, do të hyjë në fuqi me datën 03.05.2013 ose me datën e nënshkrimit të Marrëveshjes për shitblerjen e aksioneve të KKDFE në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Kosova Calik Limak Energy” Sh.A, cilado ndodh e fundit.
III.Obligohet i licencuari që brenda tridhjetë (30) ditësh kalendarik nga data e hyrjes në fuqi të ndryshimit në kontroll, të sjell në ZRRE të gjitha dëshmitë e cekura në Shtojcë të këtij Vendimi.
Arsyetim
– Qeveria e Kosovës, me Vendimin Nr. 04/36 të datës 17.09.2008 ka urdhëruar shthurjen ligjore të KEK SH.A dhe krijimin e subjektit të ri juridik. Me datë 11.09.2009 është themeluar subjekti i ri juridik i regjistruar në Kosovë me emrin “Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KKDFE”.
– Gjithashtu Qeveria e Kosovës me Vendimin Nr. 03/38 të datës 02.10.2008 ka filluar privatizimin e subjektit të ri juridik “Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” (KKDFE) përmes shitjes së aksioneve, proces që ka për qëllim përmirësimin Adresa: Rr. Dërvish Rozhaja nr. 12, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 247 615 lok. 101, Fax: 038 247 620, E-mail: info@ero-ks.org, web: www.ero-ks.org e qëndrueshmërisë së sistemit, shfrytëzimin e forcës konkurruese, tërheqjen e kapitalit privat dhe plotësimin e kërkesave të reformave rajonale për energji, të cilat po i zhvillojnë qeveritë kombëtare në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
– Si rezultat i kësaj më lartë “Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” SH.A-Divizioni i Furnizimit, me datë 05. 03. 2013 ka bërë Kërkesës në ZRRE për ndryshim në kontroll të Licencuarit për Furnizim Publik me energji elektrike.
– ZRRE ka vlerësuar kërkesën e “Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike” SH.A-Divizioni i Furnizimit, si dhe dëshmitë për kompaninë “Kosova Calik Limak Energy” Sh.A, dhe pas analizimit të dëshmive të bashkangjitura kërkesës dhe duke u bazuar në dispozitat ligjore të cekura në hyrje të këtij vendimi, ka vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.
IV. Vendimi nxirret në gjuhën shqipe dhe do të përkthehet në gjuhën serbe dhe angleze. Në rast të mospërputhjes midis versioneve, do të mbizotërojë versioni në gjuhën shqipe.
V. Vendimi hyn në fuqi në datën e miratimit nga Bordi i ZRRE‐së dhe do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE‐së.

energjia.al, 11.05.2013