Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Permet, administrata bashkiake tre muaj pa paga, shkak borxhi i CEZ

Administrata bashkiake e Permetit, punon duke mos u paguar. Kjo si pasoje e nje akti normativ te qeverise shqiptare, e cila ne menyre krejt te padrejte, ka cenuar fondin e pagave te kesaj njesie vendore. Shkak eshte bere borxhi i trasheguar ndaj CEZ, qe i ka patur me pare kur Bashkine e kontrollonin demokratet, Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve. Deri para tre muajsh, te 100 punonjesit e administrates bashkiake perfshire edhe sherbimet ne terren, perfitonin nje gjysme page nga te ardhurat vendore nderkohe qe tashme, leku per ta eshte harruar. Per kryebashkiakun e Permetit Gilberto Jace, borxhi prej 90 milione lekesh qe Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve i ka CEZ, ben pergjegjes ne kete menyre, Keshillin Bashkiak i cili eshte administrator i vetem i kesaj ndermarrjeje, pasi bashkia, nuk ka marre ne inventor kete ndermarrje e kesisoj, akti normativ i qeverise shqiptare, konsiderohet absurd dhe nuk i pergjigjet realitetit-vlereson Jace. Problem i pagave te administrates bashkiake ne Permet detyroi disa muaj me pare, kryebashkiakun Jace, t’i vinte drynin portes se bashkise ne menyre simbolike, duke ironizuar veprimin e qeverise. Qyteti i Permetit, numeron sot 10 mije banore me gjithe rrethinat afer saj. Shumica e te punesuarve, i perkasin sektorit publik nderkohe qe papunesia ne kete qytet, vleresohet ne masen 75%.

Gazeta Shqiptarja.com, 08.05.2013