Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI tregtohet afër nivelit më të lartë në tre javë; Bie Brent

Treguesi refrencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua afër nivelit më të lartë tre-javor, edhe pse ai i ishte drejtuar një rënieje mujore. Inventaret e SHBA ka të ngjarë të jenë rritur me ritmet më të larta në më shumë se 22 vjet, tregoi një sondazh i Bloomberg.
WTI për dorëzimet e qershorit ishte në 94.33 dollarë për fuçi, poshtë 17 cent, në bursën e New York. Vëllimi i të gjitha kontratave të tregtuara ishte 67 për qind nën mesataren 100-ditore. Kontratat e së ardhmes u rritën në 94.50 dollarë dje, niveli më i lartë që prej 10 prillit, dhe kanë rënë 2.8 për qind këtë muaj. Indeksi Standard & Poor’s 500 Index i aksieneve amerikane u mbyll dje në një rekord prej 1,593.61.
Treguesi refrencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e qershorit ra 25 cent në 103.56 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e fillim-muajit të treguesit të naftës së papërpunuar evropiane ndaj WTI ishte në një prim prej 9.24 dollarë. Ajo u mbyll në 9.31 dollarë dje, raporti më i ngushtë që nga 3 janari i vitit 2012.

Revista Monitor, 30.04.2013