Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: Prezantohet Plani për Burimet e Rinovueshme të Energjisë 2011 -2020

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar për realizimin e të gjitha obligimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me lëmin e energjisë. Në këtë drejtim, ne sot po flasim për Planin Nacional për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë, i cili është pjesë e realizimit të obligimeve tona shtetërore për këtë fushë, ka deklaruar zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci.
Këto komente zv.ministri Koci i bëri në tryezën e diskutimit të Planit Nacional të Veprimit për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë 2011 -2020, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile që merren me fushën e energjisë.
Koci ka vënë në dukje se energjia paraqet një nga resurset më të mëdha zhvillimore të vendit dhe se Qeveria është e përcaktuar që të krijojë kushte për zhvillimin e saj të gjithanshëm.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) si krijuese e politikave në sektorin e energjisë është fuqimisht e angazhuar në realizimin të gjitha objektivave dhe obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë dhe në kuadër të resurseve të veta që i ka, vendi ynë do të angazhohet vazhdimisht në përmirësimin e kësaj fushe dhe plotësimin e standardeve që sot kërkohen”, tha ai.
Numri dy i MZHE-së tha se, me këtë Plan i cili është komplementar edhe me politikat energjetike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, plotësohet korniza programore e sektorit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), si një sektor i rëndësishëm dhe i trajtuar me kapitull të veçantë edhe nga Strategjia e Energjisë.
“Sikurse dihet, tani Kosova ka përcaktuar edhe caqet e BRE për vitin 2020. Këshilli i Ministrave të KE në mbledhjen e mbajtur në muajin Tetor të vitit 2012, ka miratuar cakun për Kosovën, i cili është 25 %. Në përputhje me këtë vendim të Këshillit të Ministrave, janë parashikuara caqet obligative, por ndërkohë Ministria ka miratuar edhe caqet vullnetare, të cilat kapërcejnë nivelin 25 %. Pra, me qëllim të nxitjes së investimeve private në fushën e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, Kosova në vitin 2020 synon të plotësojë caqet prej 29,47 %, të cilat janë përcaktuar përmes Udhëzimit Administrativ për Caqet”, tha Koci.
Më pas Udhëheqësi i Divizionit për BRE, EE dhe Bashkëprodhim (MZHE), Nezir Myrtaj duke prezantuar Planin e Veprimit për BRE ka thënë se draftimi i këtij plani është bërë në përputhje me Direktivën 2009/28 të KE-së dhe kompletimi i draftit është bërë në përputhje me dinamikën kohore të vendosur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (SKE).
Myrtaj tha se Plani përfshin kërkesat thelbësore të Direktivës së BE-së 2009/28, që përfshin adoptimin e kornizës ligjore e rregullatore; identifikimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e kornizës ligjore e rregullatore dhe zhvillimin e procedurës së autorizimit, certifikimit dhe licencimit për BRE.
Sipas tij drafti final i Planit të Veprimit për BRE duhet të përfshijë caqet e BRE deri në vitin 2020, ndërsa afati për finalizimin e Planit është 30 qershori 2013, kur edhe do t’i dërgohet Sekretariatit të KE-së në Vjenë.
Ndërkaq, Afrim Ajvazi, Kryesues i Departamentit Ligjor dhe të Licencimit në Zyrën e Rregullatorit për Energji ka folur për ndërtimin e kapacitete të reja gjeneruese nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë.
Ai tha se deri tani ZRRE ka lëshuat 3 autorizime me rreth 26 MW, HC-23.1 MW dhe Erë- 2.25 MW. Derisa 15 aplikacione janë në proces nga të cilat 12 HEC-e me 137 MW dhe 3 Erë me 81 MW. Ndërkaq autorizime fillestare janë 8 me rreth 138.28 MW.
Richard Tomiak, menaxher i projektit “Promovimi i EE dhe BRE në Kosovë” i financuar nga BE, ka prezantuar një përmbledhje të masave për arritjen e caqeve për BRE.

energjia.al, 30.04.2013