Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Remonte, CEZ njofton për kufizime energjie në disa zona të vendit

CEZ Shpërndarje njofton se këto ditë po kryen një sërë remontesh në të gjithë territorin e Shqipërisë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike. Sipas njoftimit të CEZ këto remonte do të jenë më intensive në zonat bregdetare, në mënyrë që të garantohet furnizimi normale me energji elektrike gjatë sezonit turistik.
“Sot nga ora 09:00-15:00 do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonat: Bashki Durrës, Komunat Spitallë, Kënetë, Sukth, Hidrovori Porto Romao, Bashkia Shijak. Konsumatorët privat Sukth-DR-Mminas-Shijak, Komunat Ksamil, Lukovë e Sasaj, Bashkia Rubik, Hidrovori Droje e Shllinx, Komuna Bradashesh në Elbasan, si dhe pompat e ujësjellësit Tiranë. CEZ Shpërndarje u kërkon konsumatorëve mirëkuptim për këto kufizime”, thuhet në njoftimin e CEZ.

Gazeta Shqip, 24.04.2013