Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përplasje mes policisë private dhe asaj të rendit në minierën e Bulqizës

Përplasje mes policisë private dhe asaj të rendit në zonën D, në minierën e Bulqizës. Shkak sipas policisë se rendit, është bërë moslejimi i kalimit të makinave të kromit të kompanive të tjera, në territorin e firmës “Tur Alba”, nga kjo e fundit. 
Paraditen e sotme, Kompania “Tur Alba” ka bllokuar dy automjete të firmave të tjera, ç’ka ka sjellë edhe përplasjen. Policia e Bulqizës, ka ndërhyrë në këtë situatë, duke e konsideruar të padrejtë veprimin e kompanisë në fjalë, që sipas policisë u kërkon shuma të konsiderueshme në këmbim të kalimit.
Kompanitë e tjera janë të detyruara të kalojnë në zonën e firmës “Tur Alba”, pasi kjo është e vetmja rrugë kalimi drejt galerive të tjera. Ndërkaq, firma pretendon se ndërhyrja e policisë së Bulqizës ditën e sotme është e padrejtë, ndërsa ka depozituar një kallëzim penal në gjykatën e rrethit.

www.balkanweb.com, 24.04.2013