Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA nxit luftë brenda OPEC

Irani kritikoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara që Arabia Saudite të prodhojë më shumë naftë për të mbuluar rënien e eksporteve të Iranit dhe parashikoi se OPEC nuk do të pranojë këtë kërkesë.

Kjo pritet të sjellë një konflikt në takimin e këtij muaji të grupit të prodhuesve.   Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, Hossein Kazempour Ardebili, u përgjigj ndaj lajmërimeve se Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka kërkuar në mënyrë jo zyrtare Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të OPEC që të rrisin prodhimin.

“Është befasuese që të merren instruksione të Washingtonit nga Arabia Saudite që të veprojë dhe zëvendësojë rënien e eksporteve të Iranit, për shkak të sanksioneve të jashtëligjshme që janë vendosur ndaj Iranit dhe Venezuelës”, tha ai.

Ai parashikoi se OPEC nuk do t’i bindet Shteteve të Bashkuara dhe shtoi se çmimet e naftës do të rriten në përgjigje të sanksioneve ndaj dy vendeve, si ç’ndodhi kur u vendosën penalitetet fillestare.

“Asnjë vend anëtar i OPEC nuk do të veprojë kundër 2 prej themeluesve. SHBA e provoi herën e fundit me Iranin, kur çmimet e naftës prekën 140 dollarë për fuçi”, tha ai.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës do të takohet për të rishikuar politikat e prodhimit më 22 Qershor në Vjenë. OPEC, e themeluar në vitin 1960, ka një histori të bashkëpunimit mbi politikat e naftës pavarësisht opinioneve të ndryshme mes vendeve anëtare.

Scan Tv,  11.06.2018