Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Spiecapag përplaset me inspektoriatin e mjedisit

Kompania franceze Spiecapag e cila është edhe kompania që po ndërton pjesën tokësore të gazjellësit TAP në Shqipëri duket se ka pasur një përplasje me Inspektoratin e Mjedisit lidhur me një masë administrative prej 500 mijë lekësh të vendosur nga ky i fundit.

Çështja nuk është zgjidhur as pas ankimimit në Komisionin e posaçëm të këtij institucioni duke lënë në fuqi masën e vendosur nga Inspektorati.

Në këto kushte Spiecapag Shqipëria sëbashku me nënkontraktorin e saj “Stërkaj” sh.pk kanë vijuar ankimimin në gjykatën administrative ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm i vendimit të marrë në tetor të vitit 2016.

Kompania franceze është një ndër më të lakuarat për eksperiencën e saj në ndërtimin e gazsjellësve.

Në fillim të vitit të kaluar kompania fitoi të drejtën për të ndërtuar dy lote të TAP me gjatësi 215 kilometra nga Bilishti në Topojë. E njëjta po ndërton edhe 185 kilometra në pjesën e Greqisë.

Nga të dhënat paraprake të raportuara nga TAP ndërtimi në terren i tubacionit nga ana e kompanisë që ka fituar tenderin por edhe nënkontraktorëve të saj ka vijuar sipas planit duke lënë në fuqi afatet fillestare të fillimit të operimit të gazsjellësit.

Scan Tv,  23.05.2017