Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia e rinovueshme, ndryshon ligji sipas standardit të BE-së

Afro 38 % të energjisë, konsumatorët shqiptarë në vitin 2020, do ta sigurojnë nga energjia e rinovueshme. Ky është një kusht i vendosur nga BE, çka do t’i ofrojë qytetarëve energji me kosto më të ulët, të pastër dhe pa ndotje në mjedis. Energjia e rinovueshme sigurohet nga era, dielli apo mënyra të tjera alternative. 
Ndryshimet në ligjin për “Energjinë e rinovueshme”, që u miratuan në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, synonjnë të ofrojnë më shumë investitorë në këtë fushë.
“Qëllimi i këtij ligji ishte që ne të kemi një ligj të plotë, integral për stimulimin e energjive të rinovueshme në mënyrë që investitorët, qoftë vendas apo të huaj, të kenë një dokument të plotë, të cilit ti referohen për të investuar në energjitë e rinovueshme. Të realizojmë edhe treguesin që e kemi si detyrim nga BE-ja, për të realizuar në fund të vitit 2020 treguesin prej 38 % të përdorimit të energjive të rinovueshme tek konsumatori fundor”, deklaroi Agim Bregasi, drejtor i Projekteve Energjetike në METE.
Ndryshimet në ligj parashikojnë hartimin e një Plani Kombëtar për Energjinë e Rinovueshme, sigurimin e një fondi të posaçëm për të mbështetur këto projekte. Gjithashtu, do të lehtësohen procedurat për licensimin e subjekteve që do të operojnë në fushën e energjisë së rinovueshme.

TV Albanian Screen, 23.04.2013