Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kapitali rus tenton t’i afrohet tregut të derivateve në Kosovë

Ndryshimi eventual i pronarëve dhe futja e kapitalit rus në rafinerinë “Okta”, mund të ketë efekte në tregun e derivateve në Kosovë. Në fillimin e këtij viti, kompania ruse “Gazprom Neft” pati shprehur interesimin që të fusë në pronësi rafinerinë “Okta” në Maqedoni dhe në Selanik, duke synuar që nëpërmjet saj të mbulojë në tërësi tregun derivateve të vendeve të rajonit. Kosova importon një sasi të konsiderueshme të naftës nga “Okta”. 
Po ashtu, “Gazprom” që është kompania e pestë më e madhe e karburanteve në Rusi, ka nën pronësi rafineri të derivateve në Serbi dhe në Bosnjë. Nëpërmjet shtrirjes së kapitalit të kësaj kompanie në rafinerinë “Okta”, sipas raportimit në mediet ndërkombëtare, po synohet që kapitali i biznesmenëve rus të shtrihet edhe në Kosovë dhe në pjesën tjetër të rajonit. Bazuar në të dhënat që japin naftëtarët, Kosova importon pjesën dërrmuese të derivateve të naftës nga “Okta”, rafineri kjo që është përfolur të kalojë në dorë të rusëve. Llogaritet që sasia e naftës që vjen si e “ripërpunuar” nga kjo kompani kalon mbi 70 për qind të sasisë së përgjithshme të naftës. Por, kjo sasi ishte shumë herë më e lartë para se të lëshohej për qarkullim autostrada drejt Shqipërisë, “Ibrahim Rugova”
“Nga ‘Okta’ është furnizuar 90 për qind e tregut të derivateve Kosovës para ndërtimit të rrugës së kombit”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Nazmi Bytyçi. Ai ka theksuar se nuk ka të dhëna të sakta pas shfrytëzimit të autostradës, meqë, sipas tij, një pjesë e naftës importohet nga Shqipëria. Por, naftëtarët janë kundër që tregu rajonal i derivateve të naftës të zotërohet nga kompani me kapital rus.

Gazeta Koha Ditore, 14.04.2013