Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Solar Green Energy, e interesuar për të ndërtuar central solar në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli mbështeti projektin , por tha se kërkesa patjetër duhet t’i kaloj procedurat e domosdoshme dhe të aprovohet nga ana e Kuvendit komunal.
Përfaqësuesit e kompanisë “Solar Green Energy” Ali Shatri me bashkëpunëtor janë takuar të enjten me kryetarin e komunës Shaip Surdullin ku janë njoftuar hollësisht me kërkesën për dhënien në shfrytëzim të 10 hektarëve tokë komunale për 25 vite, për ndërtimin e një centrali solar në komunën e Kamenicës.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë ndërtimi i një centrali fotovoltaik për prodhimin e energjisë së përsëritshme me 2MW/orë, si fillim të projektit. Shfrytëzimi i kësaj energjie është me përparësi shumë të mëdha, duke filluar nga ruajtja e mjedisit jetësor , kostoja më e ulët, furnizimi i rregullt e përparësi të tjera.
Kryetari Surdulli mbështeti projektin , por tha se kërkesa patjetër duhet t’i kaloj procedurat e domosdoshme dhe të aprovohet nga ana e Kuvendit komunal.

Rajonipress, 11.04.2013