Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta amerikane rritet për ditën e dytë radhazi; Brent tregtohet me 105 USD/fuçi

Indeksi referencë për naftën bruto amerikane WTI u rrit për ditën e dytë radhazi. Rezervat bruto amerikane janë rritur ndoshta nga niveli më i lartë në 22 vjet, tregoi një sondazh i Bloomberg para një raporti të qeverisë.
WTI për dorëzimet e majit avancoi në gati 46 cent në 93.82 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 22 për qind nën mesataren 100-ditore.
Kontrata u rrit 66 cent në 93.36 dollarë dje, fitimi më i madh që nga 26 marsi dhe niveli më i lartë i mbylljes që nga 3 prilli. Çmimet ranë 4.7 për qind javën e kaluar.
Indeksi referencë për naftën bruto Evropiane Brent për dorëzimet e majit u rrit 55 cent në 105.21 dollarë në tregtimet e Londrës. Diferenca e indeksit referencë për Evropën ndaj WTI ishte 11.56.

Revista Monitor, 09.04.2013