Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Beqaj: Kosova kontribuuese në zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e 16-të Ekonomik të Euroazisë në Stamboll, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka mbajtur një fjalë rasti ku foli lidhur me fuqizimin e konkurrencës bazuar në inovacion dhe talent, me qëllim të stimulimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike në vend dhe në kontekstin global.
Ministri Beqaj theksoi që Republika e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në stimulimin e rritjes ekonomike në nivelin rajonal, përkundër faktit që vendet e BE-së dhe më gjerë janë ballafaquar me mungesë të stabilitetit financiar dhe problemeve të tjera ekonomike.
Ai theksoi që vendet duhet të sigurohen që resurset natyrore të cilat i kemi në dispozicion, të shfrytëzohen në mënyrë sa më racionale sepse të drejtën në shfrytëzim duhet ta gëzojnë edhe gjeneratat që do të vijnë pas neve.
Ministri prezantoi projektet zhvillimore në sektorët strategjik të ekonomisë së vendit dhe theksoi se reformat strukturore në ekonomi përmes transformimit të pronës publike në pronën private, do të kontribuojnë duke mundësuar shfrytëzimin e potencialeve, në mënyrë që qytetarët e Republikës së Kosovës të përfitojnë përmes përmirësimit të standardit jetësor.
Beqaj tha që edukimi kualitativ i të rinjve ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, në mënyrë që njohuritë e tyre të jenë në harmoni me kërkesat e tregut për punë. Ndër të tjera, ai theksoi që rritja e vazhdueshme e numrit të njohjeve, anëtarësimi në mekanizmat financiar ndërkombëtar, rritja ekonomike përgjatë këtyre viteve përkundër sfidave të natyrës politike, ekonomike dhe sociale, konfirmojnë që Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në ekonominë globale.
Ai tha që përmes vizionit për zhvillim ekonomik, Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcaktuar prioritet fuqizimin e sektorit privat në vend, në mënyrë që ky sektorë të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ndryshe në Samitin e 16 Ekonomik të Euroazisë në Stamboll  morën pjesë Presidentë, përfaqësues të Qeverive, Parlamenteve, organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare etj.

energjia.al, 10.04.2013