Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroacia interesohet për gazsjellësin Trans-Adriatik

Kroacia interesohet që të jetë pjesë e iniciativës për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), projekt që parashikon ndërtimin e gazsjellësit të ri që do të lidhte Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë nga zona e Detit Kaspik. Njoftimi është publikuar nga ministrja e Jashtme kroate, Vesna Pusiç, në përfundim të bisedimeve me homologun e saj grek, Dimitris Avramopoulos, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Zagreb.
“Kroacia dëshiron të jetë pjesë e projektit TAP dhe ka nisur bisedimet për këtë çështje me të tre vendet deri më tani të interesuara”, deklaroi Pusiç, duke paralajmëruar se vendimi përfundimtar se si do të përfshihet Kroacia në këtë projekt do të merret në muajin Qershor. “Greqia mbështeti sot idenë që një linjë e gazsjellësit të mbërrijë edhe në Kroaci”, shtoi ministrja. Ndërkohë, sipas Avramopoulos, gazsjellësi TAP do t’i garantojë Greqisë dhe Kroacisë mbulimin e nevojave për këtë lëndë të parë për 50 vitet e ardhshëm.
Gazsjellësi duhet të nisë në territorin grek pranë qytetit të Selanikut, ku do të lidhet me rrjetin grek të transmetimit, tashmë ekzistues, do të jetë i gjatë rreth 800 km, nga të cilat 115 km në Detin Adriatik. Projekti është konkurrent i rrjetit Nabuco. Vendimi për përzgjedhjen e gazsjellësit fitues pritet të merret gjatë muajit Qershor të këtij viti.

TV Scan, 06.04.2013