Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

7 ofertues për terminalin kroat të “LNG”

Tenderi i mbyllur për ndërtimin dhe dhënien me koncesion  terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin Krk të Kroacisë në Detin Adriatik siguroi 7 oferta të miratuara. Tenderi u mbyll më 31 dhjetor të vitit 2015 për investitorët financiare dhe një ditë më parë për investitorët industrialë. Gjithsej 4 kompani industriale dhe 3 kompani financash kanë kërkuar të ndërtojnë dhe zhvillojnë terminalin e rëndësishëm strategjik  LNG në ishullin Krk në Kroaci.

Kompania shtetërore LNG Croatia LLC është përgjegjëse për zhvillimin e projektit të importit të terminalit LNG në ishullin Krk. Pas përfundimit të suksesshëm të tenderit, Kroacia tani do të vazhdojë me procesin e vlerësimit nga  këshilltarët ligjorë dhe financiare, si dhe ekspertët teknikë.

Kjo do të kryhet siç është përcaktuar ne kuader te planit kohor të projektit që u ra dakord me Komisionin Europian, gjithashtu do të përfundojë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe legjislacionin kroat.

Revista Monitor,  06.01.2015