Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria, postet që humb LSI. Nga ministrat e zv.ministrat te drejtoria e KESH e QSUT

Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim do të duhet të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike.  LSI në total ka marrë nga koalicioni me PD-në drejtimin e rreth 33 posteve të rëndësishme. LSI përfaqësohej në Ekzekutiv me postin e zëvendëskryeministrit, ministrin e Ekonomisë, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Jashtme. Po ashtu, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta ka 7 poste zëvendësministrash në Ekzekutiv, në disa prej sektorëve më të rëndësishëm, siç janë Ministria e Arsimit, Punës, Transporteve, Ekonomisë, Integrimit dhe Bujqësisë dhe Punëve të Jashtme. Ndërkohë, nga koalicioni kjo forcë politike ka drejtimin e dy prej drejtorive në varësi të Ministrisë së Transporteve, siç është Agjencia e Trafikut Ajror (ANTA) dhe Drejtoria e Transportit në Tiranë. Drejtori i Korporatës Energjetike (KESH) drejtohet nga anëtarët e LSI-së, po ashtu dhe nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Marrëveshja katërvjeçare me PD-në i ka dhënë LSI-së dhe drejtimin e dy prefekturave, të Durrësit dhe Fierit. Ndërsa në Shëndetësi, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë drejtimin e katër drejtorive, siç është QSUT-ja dhe drejtoritë rajonale, në Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Lezhë.
Drejtoritë e METE
Drejtimi i Ministrisë së Ekonomisë i ka siguruar Lëvizjes Socialiste për Integrim punësimin e funksionarëve të saj në katërmbëdhjetë drejtori në varësi të METE-s. LSI drejton Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Agjencia Kombëtare Bërthamore drejtohet nga anëtarët e LSI-së. Po ashtu dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Qendra Kombëtare e Licencimit. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtoria e Patentave dhe Markave, po ashtu dhe Drejtoria e Standardizimit. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar drejtohet nga LSI, po ashtu dhe Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave.
Postet e LSI në administratë
Zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë
Ministër i Jashtëm
Ministër i Shëndetësisë
Zv.ministër i Jashtëm
Zv.ministër i Integrimit
Zv.ministër i Ekonomisë
Zv.ministër i Punëve Publike
Zv.ministër i Arsimit
Zv.ministër i Punës
Zv.ministër i Bujqësisë
Prefekt i Fierit
Prefekti i Durrësit
Agjencia e Trafikut Ajror (ANTA)
Drejtoria e Transportit Tiranë
N/drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Drejtor i KESH
Drejtor i QSUT
Drejtor i Spitaleve (Elbasan, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër)
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Agjencia Kombëtare Bërthamore
Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Qendra Kombëtare e Licencimit
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Inspektorati Qendror Teknik
Reparti i Inspektim dhe Shpëtim-Minierave
Sekretariati për Transparence në Industrinë Nxjerrëse
Ironia e Imamit me Haxhinaston për LSI-në
Mbledhja e djeshme e qeverisë ka qenë e fundit për ministrat e LSI-së. Përpara se Kryeministri të hynte në sallën e mbledhjeve, ministri Edmond Haxhinasto po bisedonte me Flamur Nokën. Në atë moment, aty pranë kaloi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili dëgjohet t’i ketë thënë Nokës: “Bëre gjithë ato negociata me LSI-në”. Nga ana e tij Haxhinasto i është përgjigjur duke thënë “për 4 vjet LSI e kishte mbajtur në pushtet Partinë Demokratike”. Përballja e djeshme mes ministrave Imami dhe Haxhinasto nuk është e fundit mes tyre, por e para në këtë fillim fushate. Kjo për shkak se Imami do të jetë i pari i PD-së në qarkun e Elbasanit, ndërsa Haxhinasto do të kryesojë listën e LSI-së në të njëjtën zonë elektorale.
Drejtuesit e LSI në Bashki marrin lejen
Koalicioni i fundit i LSI-së me Partinë Socialiste për të dalë bashkë në zgjedhjet e 23 qershorit, ka prekur edhe pushtetin lokal. Pavarësisht deklaratave të dy ditëve më parë të kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, se aleanca me PD-në do të ruhej për Bashkitë, duket se po ndodh e kundërta. Burime të sigurta nga Bashkia e Tiranës konfirmuan dje për gazetën se nënkryetari Petrit Vasili ka dorëzuar zyrtarisht shkresën, me anë të së cilës kërkon të nisë lejen e zakonshme, e cila maksimalisht është 45 ditë. Të njëjtën gjë, sipas burimeve, e ka bërë edhe pjesa dërrmuese e drejtorëve të drejtorive që i përkasin LSI si forcë politike. Pas zyrtarizmit të marrëveshjes parazgjedhore duket se do të ketë tërheqje nga postet drejtuese edhe në nivel lokal. Është ende e paqartë nëse lëvizjet do të shkojnë më poshtë në nivel specialistësh e shefash sektori. Ndërsa dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh tejet indiferent në lidhje me koalicionin e fundit PS-LSI. “Bashkia do të vazhdojë të kryejë detyrat e veta në raport me nevojat, projektet, aspiratat e qytetarëve të Tiranës. E ka bërë këtë pa dallim bindjesh politike, as nga ana e administratës, as nga ana e qytetarëve. Do të vazhdojë ta bëjë këtë. Vendimet politike u takojnë forumeve politike të partive politike”, u shpreh  Basha.

Gazeta Panorama, 04.04.2013