Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta amerikane bie nga niveli më i lartë i 6 javëve, tkurret dhe Brent

Treguesi referencë i naftës bruto amerikane, West Texas Intermediate (WTI) ra nga niveli më i lartë i 6 javëve, ku u mbyll javën e kaluar, duke ndalur rënien më të gjatë të këtij viti. Exxon Mobil Corp. mbylli një naftësjellës që dërgon naftë në gjirin bregdetar të SHBA-ve.
WTI për dorëzimet e majit ra 54 cent në $96.69 për fuçi në Bursën e Nju Jorkut. Ai mbyll në $97.23 në 28 mars, niveli më i lartë që nga 14 shkurti, duke shënuar rritjen më të gjatë, që nga 20 dhjetori.
Nafta europiane Brent për dorëzimet e majit humbi 35 cent, ose 0.3%, në $109.67 dollarë për fuçi. Çmimet fituan 2.2% javën e kaluar. Ato ranë 1.2% në mars dhe 1% në tremujorin e parë.

Revista Monitor, 01.04.2013