Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Protesta e 8-te: Kerkohet largimi i Gjukaj dhe Beqaj

Pas 8 protestash të mbajtura nga Grupi i Organizuar i Qytetarëve, kërkesat e protestuesve nuk janë plotësuar. Për më tepër, protestuesit ndihen të ofenduar  qoftë drejtpërdrejt, qoftë në mënyra tjera nga mungesa e llogaridhënies nga institucionet kompetente.
Ne mendojmë që duhet të kryhet hetim i plotë i aferës së KEK-ut me ç’rast u tentua të vidhen qytetarët e Kosovës ndërkohë që për këtë veprim nuk u dënua askush.
Çmimi i energjisë elektrike dhe politikat tarifore nuk kanë qenë deri tani në përputhje me situatën ekonomike e shoqërore. Për më shumë, sipas raporteve të institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave joqeveritare të cilat kanë kryer hulumtime, del se çmimet e energjisë elektrike janë tepër të larta në krahasim me vendet e tjera të rajonit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe buxhetit të familjeve në Kosovë.
Rastet e korrupsionit të dala në publik përmes mediave, e kanë vënë në pozicion të rëndë përfaqësimin e Republikës, në anën tjetër e kanë rënduar qytetarin e Kosovës në aspektin ekonomik. Hajnia dhe vjedhjet në fondet publike ndikojnë në mënyrë të tërthortë në buxhetin e secilës familje dhe secilit qytetar. Ne mendojmë që protegonistët e keqpërdorimit të fondeve publike duhet të vihen para institucioneve të drejtësisë.
Mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera publike dhe si rrjedhojë shpërfillja e kërkesave të qytetarëve, bën që protestat të vazhdojnë ditëve në vazhdim. Grupi i Organizuar i Qytetarëve do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e shoqërisë civile, sindikatat, organizatat studentore dhe grupe e tjera shoqërore në mënyrë që protestat e ardhshme të jenë sa më masive.
Kërkesat tona janë si vijon:
· Shkarkimi i menjëhershëm i drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe vënia e tij para organeve të drejtësisë;
· Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të KEK-ut dhe vënia e tij para drejtësisë si organ përgjegjës për monitorimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes publike KEK dhe rritjes së çmimeve të energjisë;
· Shkarkimi i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe vënia e tij para organeve të drejtësisë
Meqë Drejtoria për Hetimim e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është nën ombrellën e Policisë së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret kundër korrupsionit që nga koha e themelimit, në fund të prillit 2009, përkundër aferave korriptive të bëra publike, kanë dëshmuar mosfunksionalitetin e këtij Departamenti, atëherë kërkojmë shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Meqë Drejtoria për Hetimim e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është nën ombrellën e Policisë së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret kundër korrupsionit që nga koha e themelimit, në fund të prillit 2009, përkundër aferave korriptive të bëra publike, kanë dëshmuar mosfunksionalitetin e këtij Departamenti, atëherë kërkojmë shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Meqë Drejtoria për Hetimim e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është nën ombrellën e Policisë së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret kundër korrupsionit që nga koha e themelimit, në fund të prillit 2009, përkundër aferave korriptive të bëra publike, kanë dëshmuar mosfunksionalitetin e këtij Departamenti, atëherë kërkojmë shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

energjia.al, 28.03.2013