Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korrupsioni solli anulimin e tenderit të Albpetrolit

Agjencia e lajmeve “Oil Price”, një burim kryesor i lajmeve nga fusha e naftës dhe energjisë, shkruan se tenderi për Albpetrolin u anulua për shkak të korrupsionit.
Ata theksojnë se koha për tenderin ka mbaruar dhe një tender i ri do të mbahet pas zgjedhjeve.
Sipas kësaj agjencie, inteligjenca private e tyre kishte zbuluar se pas tenderit qëndronte Rezart Taçi dhe për këtë kishte informuar qeverinë shqiptare disa herë, por ata nuk e kanë vënë ujin në zjarr.
“Ky tender është një turp për qeverinë shqiptare, e cila do përballet me zgjedhjet parlamentare më 23 qershor. Vendi po shpreson që të bindë Bashkimin Europian se ka bërë progres domethënës në luftën kundër korrupsionit. Por privatizimi i Albpetrol ka qenë më pak se transparent, pasi angazhimi i Rezart Taçit në këtë privatizim u zbulua pasi u shpallën ofertat,” shkruan agjencia.
“Taçi ka lidhje të ngushta me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, dhe publiku do mbajë shënim për këtë çështje,” vijon agjencia.
Ata theksojnë po ashtu se qeveria shqiptare nuk ka marrë as 10 përqindëshin e ofertës, siç parashikohet në ligj.

Gazeta Tema, 23.03.2013