Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dollapi: CEZ e kaloi situatën e vështirë

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, tha se, kompania ka marrë të gjitha masat për furnizimin me energji të qytetarëve dhe riparimin e çdo defekti që mund të ndodhë si pasojë e motit të keq gjatë ditëve të fundit.
Dollapi sqaroi edhe situatën në CEZ pas largimit të menaxherëve çekë. Sipas tij, kompania ka filluar të lëvizë financiarisht pasi ka përmirësime në nivelin e arkëtimeve.
Gjatë muajit shkurt arkëtimet llogariten 31 milionë dollarë, ndërsa për muajin mars niveli i arkëtimeve pritet të shkojë në 36 milionë dollarë.
Dollapi bëri të ditur se do të bëhet verifikimi i të gjithë sistemit të matjes. “Do të jemi rigoroz në zbatimin e ligjit”, deklaroi Dollapi.
Sipas tij, borxhi i kompanisë llogaritet 260 milionë dollarë, ndërsa borxhi që ujësjellësit i kanë kompanisë CEZ shpërndarje llogaritet 1.5 miliardë lekë.

Gazeta Shekulli, 15.03.2013