Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paradoksi: importet e makinave u rritën 143% në 2012-n; konsumi i karburanteve bie 5%

Gjatë vitit 2012, është konstatuar një rënie e konsumit të karburanteve, me rreth 5%, nga 457 mijë ton, në rreth 432 mijë ton, sipas të dhënave që janë publikuar nga Dogana. Në mungesë të prodhimit të karburanteve nga kompania vendase ARMO gjatë vitit 2012, sipas deklarimeve nga vetë kompania, e gjithë sasia e importuar tregon konsumin e brendshëm (duke hequr një pjesë të vogël që mund të shkojë për rieksport).
Në një situatë normale, kjo tendencë do të ishte e kuptueshme, për shkak se shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve apo dhe kriza ekonomike kanë bërë që shqiptarët të shpenzojnë më pak për të lëvizur me automjeteve.
Megjithatë, gjatë vitit 2012, ka pasur një dukuri të pazakontë të rritjes së importeve te makinave, sidomos atyre të përdorura, pas heqjes në shtator 2011 të taksës së rishitjes, që kishte pezulluar pothuajse tërësisht shit-blerjen e makinave të përdorura.
Të dhënat e Doganave tregojnë se në vitin 2012 rezultojnë të jenë importuar në total 52,179 makina, me një rritje prej 143% me bazë vjetore, nga të cilat, vetëm rreth 1800 ishin të reja, ndërsa të tjerat të përdorura. Në total janë regjistruar për herë të parë rreth 47 mijë mjete, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR), nga të cilat, më shumë se 45 mijë ishin të përdorura.
Nga hyrja e të gjithë këto automjeteve që qarkulluan për herë të parë në rrugët shqiptare, ishte i pritshëm një shtim i konsumit të karburantit, që faktikisht nuk është konstatuar.
Në krahasim me vitin 2010, kur konsumi i karburanteve ka arritur kulmin, vetëm makinat e reja të shtuara në 2012 ishin gati pesë herë më të larta se atë vit.

Revista Monitor, 14.03.2013

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat