Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie eksporti i naftës

Eksportet e naftës kanë pësuar një rënie drastike në tremujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për periudhën Janar-Mars nga Shqipëria janë eksportuar 154 milionë litra naftë, nga rreth 276 milionë litra që kishte qenë eksporti për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vlerë eksporti, nafta për tremujorin siguroi vetëm 4.9 miliardë lekë të ardhura, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sillte 15.2 miliardë lekë. Rënia e ëmimeve në tregjet ndërkombëtare ka dekurajuar investimet e kompanive të nxjerrjes së naftës bruto dhe vlerësohet se prodhimi gjatë këtij viti do të jetë më i ulët.

Për më tepër, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në vend. “Bankers Petroleum”, këtë vit ka pasur probleme të shumta administrative, pas shpërthimit të gazit në puset e Marinzës dhe pezullimit të përkohshëm të aktivitetit nga Ministria e Mjedisit. Sidoqoftë, një ndikim në rënien e eksporteve vlerësohet të ketë pasur edhe rinisja e punës në rafineritë e kompanisë “Armo”, që më në fund po arrin të përpunojë naftën bruto të nxjerrë në vend.

Në rënie për tremujorin e parë paraqitet edhe produkti i dytë më i madh që Shqipëria eksporton, kromi. Në tre muaj, janë eksportuar 97 mijë ton koncentrat dhe xeherorë kromi, nga afro 121 mijë ton që eksportohej në të njëtën periudhë të një viti më parë. Vlera e eksporteve të kromit ran ë 1.7 miliardë lekë, 15% më pak me bazë vjetore. Ndër produktet minerare, ecuri më pozitive ka shfaqur çimento, me eksporte mbi 240 mijë ton, në rritje me 43% krahasuar me tremujorin e parë 2014.

Çimento është aktualisht produkti i tretë më i rëndësishëm për nga vlera e eksportit, me rreth 1.5 miliardë lekë në tremujorin e parë. Rënia e eksportit të lëndëve të para dhe në veçanti e naftës ka goditur seriozisht ecurinë e eksporteve shqiptare gjatë këtij viti. Sipas Instat, për pesëmujorin eksportet shqiptare kanë rënë me 4% krahasuar me një vit më parë.

Scan TV, 08.07.2015