Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konflikti me CEZ-in: 900 mije euro per te fituar 900 milion euro

VENDIM Nr. 141, datë 20.2.2013 PËR AUTORIZIMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS PËR LIDHJEN E SHTESËS SË KONTRATËS ME STUDION E AVOKATISË, TË PËRZGJEDHUR PËR PËRFQËSIMIN NË ÇËSHTJEN E ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR SHOQËRISË “CEZ”, A.S
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 pika 7, 5 pika 1 shkronja “b”, 12, pikat 2 e 6, 15 pika 8, dhe 18 pika 2 të ligjit nr. 10 018, datë 13.11.2008 “Për Avoktaturën e Shtetit”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Autorizimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) për lidhjen e shtesës së kontratës me studion ligjore ndërkombëtare “Derains&Gharavi”, e cila është përzgjedhur përmes një procedure konkurruese për të ofruar këshillim ligjor për këtë ministri.
2. Objekt i shtesës së kontratës të jetë përfaqësimi i Republikës së Shqipërisë/METE, nga ana e studios ligjore, në arbitrazhin ndërkombtëar kundër shoqërisë “CEZ”, a.s., në cilësinë e paditësit ose të paditurit kundërpaditës.
3. Shpenzimet për pagimin e studios së huaj të avokatisë, në vlerën 900 000 (nëntëqind mijë) euro, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2013.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

energjia.al, 15.03.2013