Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ nis te shlyeje borxhet

Publikohet lista me pagesa, me te gjitha shpenzimet qe do te kryej administratori i ri i CEZ për muajin shkurt. Ne total janë arkëtuar 3.4 miliard leke, nga te cilat do te mbulohen jo vetëm shpenzimet operative te kompanisë.
Për here te pare pas disa muajsh ngërç te tregut te energjisë, CEZ do shlyeje jo vetëm detyrimet mujore por edhe një pjese te pagesave te prapambetura, ndaj korporatës elektroenergjetike dhe operatorit te sistemit te shpërndarjes. Ajo qe te bie ne sy është edhe pagesa ndaj ujesjllesave, një çështje kjo e cila edhe pas aktit normative te qeverise duket se nuk është mbyllur. Ky skedulim i pagesave te CEZ do te kryhet çdo muaj nga enti rregullator i energjisë deri sa kompania te vijoje te jete ne administrim te përkohshem shtetëror. Sipas te dhënave zyrtare, kompania CEZ i detyrohet korporatës një shume prej 241 milion euro, ndërsa operatorit te sistemit te transmetimit 49 milion. Ne total kjo shifër arrin ne rreth 300 milion euro pa përfshire këtu kamatëvonesat.

TV Vizion Plus, 13.03.2013